LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Kushtetuta e Kosovës, themel i shtetit

Thaçi: Kushtetuta e Kosovës, themel i shtetit

Presidenti Hashim Thaçi me rastin e 8 vjetorit të Kushtetutës ka thënë se kjo ditë është e rëndësishme për Kosovën.

Thaçi duke uruar për këtë ditë deklaroi se Kushtetuta në mënyra të ndryshme ka treguar sinonimin e Pavarësisë.

Ai fto të gjitha organizatat dhe shoqërinë civile që të mbrojnë Kushtetutën dhe të jenë më të guximshëm në zbatimin e saj, shkruan zeri.info.


“ Shoqëria civile duhet të jetë më e guximshme në mbrojtjen e Kushtetutës. Është Kushtetutë e ndërtuar me vetëbesimin e qytetarit, dhe gjithashtu si një sinonim i pavarësisë andaj nuk duhet të abuzohet me të… Do ta keni përkrahjen time në çdo moment”, ka thënë Thaçi.

Ai këto komente i ka bërë në shënimin e 8 vjetorit të Kushtetutës. /Zëri/