Në Uashington ndodhet këto ditë Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, për të marrë pjesë në Mëngjesin e Lutjeve, një traditë shumëvjeçare në Shtetet e Bashkuara, ku marrin pjesë udhëheqës dhe personalitete nga shumë vende të botës. Gjatë programit televiziv Ditari, në Zërin e Amerikës ka dhënë një intervistë ku ka folur për zhvillimet e fundit në Kosovë.
Duke folur rreth Gjykatës Speciale, presidenti Thaçi ka rikthesuar se kjo gjykatë nuk do të zhbëhet, dhe se askush nuk duhet të ketë frikë nga nismat e deputetëve.
“Askush nuk duhet të ketë frikë nga nismat e deputetëve: ata janë njerëz të zgjedhur nga qytetarët dhe idetë që prezantohen janë të diskutueshme e të debatueshme; nga debati nuk duhet të frikësohet askush. Kosova ka kryer obligimet e veta ndërkombëtare, në vitin 2015 e ka themeluar Gjykatën Speciale, edhe pse e ka vlerësuar që është e padrejtë historikisht dhe e ka thënë shumë qartë se askush nuk mund të mohojë të vërtetën e kryerjes së gjenocidit nga Serbia në Kosovë, ku kanë mbetur rreth 400 masakra të Serbisë të pa hetuara, të kryera kundër shqiptarëve, ndërsa është marrë seriozisht dhe ka qenë një prej lajmeve më të rrejshme të nxitura nga Rusia, dokumenti i Dick Marty-t, një dokument prej 10 apo 15 faqesh.
Por në të njëjtën kohë, ajo që dua të theksoj është se Kosova ka marrë obligimet për Gjykatën Speciale, ka marrë obligime të tjera ndërkombëtare dhe do t’i kryejë me përpikmëri. Kosova ka qenë, është dhe do të mbetet shembull i bashkëpunimit me drejtësinë ndërkombëtare. Prej të gjitha vendeve të rajonit, kur dikush është akuzuar,në asnjë rast njerëzit e Kosovës nuk kanë ikur, as nuk janë fshehur, por kanë shkuar vullnetarisht, kanë dëshmuar pafajësinë e tyre, janë liruar e sot janë bartës të institucioneve të vendit; Kosova nuk ka asgjë për të fshehur, pra Gjykata Speciale është themeluar dhe nuk do të zhbëhet”, ka thënë Thaçi.
Thaçi po ashtu ka theksuar se çështja e kufirit me Malin e Zi duhet të kalojë sa më shpejt, në mënyrë që të prodhojmë argumente edhe për ata që hezitojnë në Bashkim Evropian që ta mbështesin në mënyrë unike perspektivën evropiane e konkrete për Kosovën.
Presidenti ka folur edhe për Strategjinë për Zgjerim të BE-së, për vendet e Ballkanit Perëndimor, ku ka theksuar se Kosova ka pritur më shumë qartësi nga ky raport, ka pritur më shumë hapa dhe veprime konkrete nga Bashkimi Evropian për Kosovën dhe tërë Ballkanin Perëndimor.
“Ne duhet ta marrim këtë raport ashtu siç është, duhet ta lexojmë drejt dhe ta interpretojmë, por edhe të punojmë në veprimet tona konkrete. Kosova ka ecur përpara, është në prag të dhjetë vjetorit të pavarësisë, ka pasur shumë njohje ndërkombëtare, është anëtarësuar në rreth 200 organizata ndërkombëtare; rrugëtimi ynë është perspektiva evropiane, prandaj Kosova ka kohë që të kryej edhe shënimin e kufirit me Malin e Zi, në mënyrë që të fitojë të drejtën e liberalizimit të vizave”, u shpreh Thaçi, duke shtuar se kjo paqartësi për Kosovën është kryekëput jo një mosrezultat i angazhimeve të Kosovës, por një mungesë e unitetit evropian për Kosovën, në këtë rast të Spanjës, Rumanisë, Greqisë, Sllovakisë dhe Qipros, kësaj radhe konkretisht nga Spanja. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Tensione në gjykimin në Hagë, komandat Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri