LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Kosova dhe Maqedonia nuk kanë çështje të hapura

Thaçi: Kosova dhe Maqedonia nuk kanë çështje të hapura

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha sot se Kosova dhe Maqedonia kanë të ardhme evropiane.

Kreu i shtetit, pas takimit me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, theksoi se të dyja vendet janë të mishëruara me vlerat e integrimit në NATO dhe BE.

Sipas Thaçit, është fat që mes dy vendeve nuk ka çështje të hapura.


Ai potencoi faktin se Kosova respekton integritetin territorial të Maqedonisë. /kp/Telegrafi/