LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Koordinimi BE-SHBA mund të rezultojë me marrëveshjen Kosovë-Serbi

Thaçi: Koordinimi BE-SHBA mund të rezultojë me marrëveshjen Kosovë-Serbi
Foto: Ridvan Slivova-Telegrafi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se një koordinim maksimal i Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të mund të rezultojë me sukses për arritjen e marrëveshjes përfundimtare për njohje reciproke.

Këto komente Thaçi, i bëri në Tiranë, ku edhe ka dekoruar shumë personalitete të cilat kanë dhënë kontribut për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ai tha se storia e Kosovës është rrëfim i suksesit të plotë vendor dhe ndërkombëtar, pasi është njohur nga 116 shtete dhe anëtarësuar në rreth 200 organizata ndërkombëtare


“Shteti i Kosovës ka partnerët dhe mbështetësit e vet, ka miqtë e vet por ka edhe oponentët në rrugëtimin euro-atlantik, një gjë është e sigurt, Kosova e ka të ardhmen e saj në NATO në Bashkimin Evropian, po ecë me hapa të ngadalta por dhe të sigurt“, tha Thaçi.

Kurse, i pyetur për Samitin i Parisit, ai tha se e vlerëson iniciativën franko-gjermane.

“Dialogu duhet të zhvillohet i pa kushtëzuar, duhet të zhvillohet në suaza të barabarta si dy vende të pavarura dhe sovrane. Unë vlerësoj iniciativën franko-gjermane në të njëjtën kohë jam jashtëzakonisht inkurajuar edhe me mbështetjen e plotë të Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prandaj një koordinim maksimal i Bashkimit Evropian dhe SHBA-ve do të mund të rezultojë me sukses për arritjen e marrëveshjes përfundimtare për njohje reciproke”, tha ai.

Thaçi është pyetur edhe për zhvillimet në Shqipëri.

“Unë nuk jam këtu për të dhënë vlerësime për zhvillimet e brendshme në Shqipërinë, e dua Shqipërinë, i gjithë kombi e donë Shqipërinë stabile, unike, respektim të institucioneve, të Kushtetutës, ligjeve, të demokracisë, të pluralizmit, ndërsa i mbetet vet popullit të vlerësojnë zhvillimet”, tha ai.

Thaçi është pyetur edhe për deklaratat e ish kryeministrit, Sali Berisha, i cili e ka quajtur argat të Shqipërisë. Për këtë Thaçi tha se në Shqipëri ka fushatë elektorale , prandaj është e pa moralshme që të inkorporohet në këto debatet e brendshme./Kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja dënon Haxhi Shalën me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Specialja dënon Haxhi Shalën me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Drejtësi
Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore

Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore

Lajme
Rreziku nga objektet e vjetra: Kush është përgjegjës për parandalim dhe reagim?

Rreziku nga objektet e vjetra: Kush është përgjegjës për parandalim dhe reagim?

Lajme
Asnjëri kandidat për kryeministër nuk e ka nënshkruar letrën e zotimit për çështjet e personave me aftësi të kufizuara

Asnjëri kandidat për kryeministër nuk e ka nënshkruar letrën e zotimit për çështjet e personave me aftësi të kufizuara

Lajme
MKRS ushtron kallëzim penal ndaj Përparim Ramës për projektin “Ishulli Urban”: Cenon 2.5 milionë euro buxhetin e shtetit

MKRS ushtron kallëzim penal ndaj Përparim Ramës për projektin “Ishulli Urban”: Cenon 2.5 milionë euro buxhetin e shtetit

Drejtësi
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Kalo në kategori