LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Gjeneralët e UÇK-së kanë zhvilluar luftë të drejtë dhe heroike

Thaçi: Gjeneralët e UÇK-së kanë zhvilluar luftë të drejtë dhe heroike

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se gjeneralët e UÇK-së, luftëtarët e saj nuk kanë kryer krime, përkundrazi kanë zhvilluar luftë të drejtë dhe heroike.

Thaçi ka thënë se është krenar për luftën e UÇK-së që e kanë zhvilluar. Presidenti i vendit, këto komente i bëri gjatë një interviste për mediat kroate.

“Edhe njëherë ka fituar drejtësia ndërkombëtare mbi shpifjet e ulëta të Serbisë të kohës së Millosheviqit. Gjeneralët e UÇK-së, luftëtarët e saj nuk kanë kryer krime, përkundrazi kanë zhvilluar luftë të drejtë dhe heroike. Jemi krenar për luftën që e kemi zhvilluar. Serbia është e gatshme të gëlltisë atë që ka ndodhë në Kroaci dhe në Bosnjë, por në asnjë rrethanë nuk i gëlltit humbjet në Kosovë”, ka thënë Thaçi.


Tutje Thaçi ka thënë se themelimi i Gjykatës Speciale në asnjë vend në rajon nuk është bërë. Ai ka theksuar se UÇK ka zhvilluar luftë çlirimtare, të drejtë, duke shtuar se  këtë drejtësi asnjë gjykatë nuk mund ta kontestoj.

“Mendoj se vetëm kryeprokurori emrat i din, të akuzuarve të mundshëm. Prandaj, Kosova ka ndërtuar këtë gjykatë megjithëse është hera e parë në Ballkanin Perëndimor që ndërtohet diçka e tillë, sepse në asnjë vend në rajon nuk është bërë diçka e tillë. Është padrejtësi historike, por për hire të ruajtjes të bashkëpunimit me NATO-në dhe SHBA-të e kemi bërë. UCK ka zhvilluar luftë çlirimtare, të drejtë, dhe këtë drejtësi asnjë gjykatë nuk mund ta kontestoj”, ka thënë Thaçi. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Kronika e Zezë
Dyshohet se nuk reaguan në një rast ku disa persona ishin duke u përleshur fizikisht, rekomandohet suspendimi i tre zyrtarëve policorë

Dyshohet se nuk reaguan në një rast ku disa persona ishin duke u përleshur fizikisht, rekomandohet suspendimi i tre zyrtarëve policorë

Lajme

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Komprometoi mbi 300 mijë kartela bankare në një shtet të BE-së, arrestohet i dyshuari

Komprometoi mbi 300 mijë kartela bankare në një shtet të BE-së, arrestohet i dyshuari

Kronika e Zezë
Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza

Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza

Drejtësi
Fushata e Faton Abdullahut kreative dhe e mbushur me energji pozitive për të ardhmen e Kosovës

Fushata e Faton Abdullahut kreative dhe e mbushur me energji pozitive për të ardhmen e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori