Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka marrë pjesë në përurimin e Qendrës për Kërkim dhe Shpëtim të FSK-së, në fshatin Pomozotin të Fushë Kosovës, ndërkaq tha se intervenimet emergjente të FSK-së, qoftë në Kosovë apo rajon kanë treguar më së miri se sa të përgatitur janë pjesëtarët e saj, si në aspektin operacional, ashtu edhe në atë psikologjik.
Presidenti Thaçi ka thënë se hapja e kësaj qendre është një e arritur e radhës e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe se kjo forcë gjithnjë e më shumë po forcohet në drejtim të mirëmbajtjes së kapaciteteve operacionale, të gatishmërisë për mbështetje të institucioneve, të komuniteteve, të OJQ-ve dhe të bashkëpunimit me partnerët tanë.
“Bashkëpunimi me partnerët tanë strategjikë, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, veçanërisht me Gardën e Ajovës, me NATO-n dhe KFOR-in, reflektohet çdo ditë në ngritjen, forcimin dhe modernizimin e FSK-së”, u shpreh presidenti Thaçi.
Intervenimet emergjente të FSK-së, qoftë në Kosovë apo rajon, sipas presidentit Thaçi, kanë treguar më së miri se sa të përgatitur janë pjesëtarët e saj, si në aspektin operacional, ashtu edhe në atë psikologjik dhe moral.
“Disa nga kadetët e FSK-së janë duke shkëlqyer në akademitë ushtarake më prestigjioze në botë dhe ky është tregues sesa njerëz të talentuar, sa të rinj dhe të reja janë të interesuar që të vihen në shërbim të atdheut në segmentin e sigurisë dhe mbrojtjes”, ka thënë presidenti Thaçi.
Duke iu referuar përfshirjes së pjesëtarëve të të gjitha komuniteteve, me një përbërje të avancuar gjinore, presidenti Thaçi tha se Forca e Sigurisë së Kosovës është treguesi më i mirë edhe i karakterit të shtetit dhe shoqërisë sonë.
“FSK-ja është reflektim i vlerave të shoqërisë sonë. FSK-ja është ushtria e ardhshme e Kosovës”, tha ai.
Presidenti Thaçi ka falënderuar edhe qeveritë e shteteve që kanë kontribuar në ngritjen, profesionalizmin dhe në kapacitetet logjistike të Qendrës për Kërkim dhe Shpëtim të FSK-së.
Në hapjen zyrtare të kësaj qendre morën pjesë edhe ministri i FSK-së, Haki Demolli, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Giovanni Fungo, pjesëtarë të shumtë të korit diplomatik dhe deputetë e zyrtarë të tjerë shtetëror. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Puna “në të zezë” në Dortmund, doganierët gjermanë kapin dy punëtorë të paligjshëm nga Kosova

Gastroenterologu në Gjilan i largon nga stomaku baterinë e telekomandës 2-vjeçarit

PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

Kosova asnjë, Serbia me pesë kontrata lobimi në SHBA

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja