Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka ritheksuar edhe një herë se marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë e rënd dhe e dhimbshme.
Por, nuk ka sqaruar fort se pse do të jetë e tillë, ani pse ka vazhduar të thotë se kjo marrëveshje është e nevojshme për të ecur përpara drejt integrimeve euroatlantike dhe njohjes së Kosovës nga Serbia.
Gjatë një bashkëbisedimi të gjatë me studentë të Universitetit të Prishtinës, kreu i shtetit nuk ka dashur të komentojë deklaratat e ambasadorit amerikan Greg Delaëie i cili ka folur për shkëmbimin e territoreve.
Por, kreu i vendit i pyetur nëse shkëmbimi i territoreve do të jetë pjesë e marrëveshjes përfundimtare dhe nëse kjo do ta bëjë të rëndë marrëveshjen, Thaçi i ka ikur përgjegjës konkrete duke thënë se marrëveshja do të jetë në koordinim të plotë me SHBA-të.
“Uroj të mos jetoj atë kohë kur SHBA deklarohet se heq mbështetjen dhe nuk do të ndodh kjo, por mos të ekzagjerojmë se nuk është panik. Ajo që është me rëndësi është kjo, partneritetin dhe miqësinë me SHBA-në duhet ta kultivojmë si vlerë nga të gjithë edhe gjeneratat e ardhshme. Çdo herë këshillat, sugjerimet e SHBA-ve kanë qenë të mirëseardhura për ne. Mendoj dhe vlerësoj se edhe deklarimi i sinqertë dhe shumë i përgjegjshëm i ambasadorit të SHAB-ve, megjithëse nuk do doja t’i komentoja, duhet të merren seriozisht nga të gjithë pa dallim…Një gjë ju siguroj, marrëveshja përfundimtare do të jetë e dakorduar plotësisht me SHBA-të dhe BE-në. Vetëm kjo garancë është besim për neve që mund të përmbyllim suksesshëm këtë proces”, tha Thaçi.
Presidenti Thaçi ka insistuar se marrëveshja do të jetë mes dy vendeve të pavarura dhe sovrane.
Mirëpo, për të gjitha, kreu i vendit ka thënë se beteja zhvillohet në fushë e jo duke qëndruar si spektatorë dhe duke akuzuar të tjerët.
“Beteja zhvillohet në fushë, jo vetëm me qenë spektator, por zhvillohet në tavolinë. Me së lehti është të akuzosh Thaçin, atë apo këtë, se po ulësh me përfaqësuesit serbë. Por të gjithë janë ulur dikush më herët dikush më vonë, mua me ka rënë pak me gjatë por mbaj përgjegjësinë time edhe kushtetuese edhe ligjore. Prandaj nëse ne arrijmë marrëveshje, që do të jetë shumë e rëndë, atëherë Kosova lëvizë shpejt për anëtarësim në NATO dhe perspektivë konkrete evropiane”, u shpreh Thaçi.
Studentët kanë pyetur presidentin Thaçi nëse marrëveshja me Serbinë do të sjellë për Kosovën të mira në aspektin e zhvillimit ekonomik, të cilët presidenti iu tregoi se do të organizohet një konferencë e donatorëve pas marrëveshjes përfundimtare.
“Mendohet që të organizohet një konferencë e donatorëve pas arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi, për Kosovën por edhe për Serbinë, ku Kosova do të jetë përfituese shumë e madhe që pastaj do të vazhdohet edhe me zhvillim ekonomik dhe me plane konkrete zhvillimore që do të jenë drejtpërdrejt ndikim në rritjen e mirëqenies sociale të qytetarëve”, theksoi ai.
Kreu i shtetit ka folur edhe për liberalizimin e vizave, duke iu thënë studentëve se do tani është krijuar mundësi e mirë që të rinjtë të kenë mundësi të dalin në Evropë për të studiuar.
Për të parin e vendit nga vendimi i Komisionit Evropian, për liberalizimin e vizave është përfituese Kosova dhe qytetarët e saj dhe askush individualisht.
“Përfitues janë të gjithë, nuk është përfituese një gjeneratë, nuk është përfituese një adresë politike, këtu ka veç fitues për Kosovën, dhe këtu duhet të ndihen mirë dhe krenar të gjithë. Tash, këta janë bartësit e institucioneve dhe nuk mund të ndërrohen. Mendoj që në këtë proces historik evropian, duhet të jenë pozitiv të gjithë për vendin dhe në asnjë rrethanë mos ta marrim shembullin e keq të ndonjë fqinji që shkon në Bruksel dhe e shanë vendin e vet për xhelozi politike”, u shpreh kreu i shtetit.
Presidenti Thaçi ripërsëriti se ai shpreson që deri kah viti i ri qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza. /kp/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![KQZ: Përfundon votimi në 26 përfaqësi diplomatike, pjesëmarrja mbi 71%](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/votimi-diaspora-e1739044983494-780x439.jpg)
KQZ: Përfundon votimi në 26 përfaqësi diplomatike, pjesëmarrja mbi 71%
![Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/diaspora-780x439.jpg)
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
![Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-33-780x439.jpg)
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë
Hamza dhe Haradinaj ia zgjasin dorën dhe i urojnë sukses njëri-tjetrit
![Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Alicia-Kearns-Deputete-Britaneze-foto-Ridvan-Slivova-9-780x439.jpg)
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë
![KQZ jep detaje për procesin e nesërm të zgjedhjeve, në vendvotime do të numërohen vetëm votat e partive](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/votimi_2471-780x439.jpg)
KQZ jep detaje për procesin e nesërm të zgjedhjeve, në vendvotime do të numërohen vetëm votat e partive
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti