Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbajtur një konferencë të fundvitit, ku në një bashkëbisedim me gazetarë ka folur për të arriturat dhe sfidat e vitit që po lëmë pas.
Thaçi në fillim ka thënë se viti 2019 ka qenë një vit i progresit, në të gjitha rrafshet, qoftë në thellimin e reformave demokratike, rendit dhe ligjit, forcimit të demokracisë civile në Kosovë dhe të orientimit veriatlantik të vendit, të marrjes së përgjegjësive nga shteti ynë, në veçanti mbajtja e zgjedhjeve.
Megjithatë, sipas presidentit Thaçi, viti 2019 nuk ka qenë krejt i lehtë, pasi ka pasur edhe sfida, të cilat ai shpreson se do të tejkalohen vitin e ardhshëm.
Presidenti Thaçi ka folur edhe rreth krijimit të institucioneve, përkatësisht rreth ftesave që i ka bërë kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Ai ka thënë se e mirëpret faktin Albin Kurti, pas tri tentativave radhazi e ka pranuar ftesën e tij për takim.
Në këtë drejtim, shefi i shtetit të Kosovës ka thënë se e pret Kurtin që të takohen me 6 janar, në ora 15:00.
“Duhet të sillemi në mënyrë të përgjegjshme. Nuk mund të sillemi as me hatrime, sepse ato nuk përkojnë me përgjegjësitë kushtetuese që i kemi”, ka theksuar Thaçi.
Duke folur rreth formimit të qeverisë së re të Kosovës, presidenti Thaçi tha se pret që në javët e para të janarit të arrihet implementimi i tij, duke vënë kështu në vend vullnetin e qytetarëve.
“E di për vështirësitë për një arritje të një marrëveshje që janë normale dhe natyrisht partia fituese e përcakton partnerin. Kemi realitet tjetër politik në Kosovës. Çdo marrëveshje e mirëpres dhe do ta shtyj përpara. Është me interes të mos humbet kohë dhe mund të them se Kosova është në një stad të zhvilluar të themelimit të institucioneve dhe çdo marrëveshje që e bëjnë partitë politike do ta mirëpres”, është shprehur ai. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëVotimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin
LVV përmbyll fushatën në Prishtinë, Kurti: 1 miliard euro për prodhimtarinë dhe ndërmarrësinë
Sfida e qeverisë së ardhshme: Si do të menaxhohen raportet me SHBA-në pas zgjedhjeve?
Aksident me fatalitet në Prizren, 68-vjeçarja humb jetën pas goditjes nga automjeti
Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër