Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sërish foli për mundësinë e korrigjimit të kufirit me Serbinë, siç tha ai, në mënyrë “paqësore”, ku me këtë rast ripërsëriti qëndrimin e tij që komunat jugore të Serbisë, Presheva, Medvegja dhe Bujanoci të hyjnë në kuadër të territorit të Kosovës.
“Kjo nënkupton jo ndarje të Kosovës, jo shkëmbim territori, dhe jo autonomi për serbët, por korrigjim të kufirit dhe njohje e anëtarësim të Kosovës në të gjitha mekanizmat ndërkombëtarë. Synimi im nuk është ndryshim i kufijve, është korrigjim i tyre. Kemi diku 400 kilometra kufi, që duhet të ndodhë si demarkim mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë”, tha Thaçi.
Në një konferencë për media, Thaçi tha se faza finale e dialogut me Serbinë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, është “e vështirë”, por, sipas tij, e domosdoshme.
Sipas Thaçit, mundësia për të arritur një marrëveshje finale me Serbinë është minimale.
Ai tha se megjithatë, në këtë drejtim po bëhen përpjekje “maksimale që të shfrytëzojmë çdo mundësi që të kemi një marrëveshje historike përmes dialogut”.
Sa i takon marrëveshjeve të arritur në procesin e dialogut politik, presidenti Thaçi tha se të gjitha marrëveshjet do të zbatohen, duke përfshirë edhe atë të themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Thaçi theksoi se Asociacioni do të themelohet duke respektuar marrëveshjen e Brukselit, Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.
Thaçi pos tjerash tha se askush nuk do të vijë as në Kosovë e as në Serbi që t’i rregullojë punët dhe se sa më parë që të ndodhë pajtimi, aq më parë do të ketë integrim në Bashkimin Evropian.
“Prandaj, duhet të jemi të vetëdijshme dhe përgjegjshme karshi interesave të qytetarëve duke respektuar të kaluar e hidhur që kemi mes vete, duke mos e harruar, por le të ndodhë pajtimi dhe le të ndodhë mirëkuptimi, fqinjësia dhe e ardhmja evropiane e sigurt”, tha Thaçi.
Nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, teksa po vizitonte qytetin e Vlorës, ka folur për zhvillimet politike dhe çështjen e korrigjimit të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se hapja e temave të kufijve është e papranueshme.
“Luftërat kanë qenë tragjike në të kaluarën dhe realiteti i sotëm është krejt rezultat i atyre epilogëve të atyre luftërave. Ne duhet të konsolidojmë të arriturat tona, pra Shqipëria, Kosova e kudo që jemi shqiptar, por hapja e temës së kufijve është e papranuar për mua. Ajo është një retorikë politike. Beogradi bën një retorikë, Prishtina bën. Është një kundër retorikë, kundërpërgjigje. Në fund kufijtë ju e dini nuk lëvizin me fjalë”, tha kryeministri Haradinaj.
Kurse, analisti politik Ismail Hasani, duke folur për Radion Evropa Lirë, thotë se deklarata për rikompozim, ndarje të kufijve, apo këmbimi i territoreve janë ide që ndoshta mund t’u shkojë për shtati vetëm liderëve të papërgjegjshme politikë.
“Nuk i konsumon këto deklarata as Serbia, që e dinë se kufijtë nuk mund të ndërrohen, siç nuk mund t’i konsumojë për shembull edhe popullata në Kosovë që ndërrimi i territoreve, ridefinimi i kufijve ka përfunduar. Do të thotë, këta kufij ekzistues janë të njohur ndërkombëtarisht nga mbi 100 shtete me vetë aktin e njohjes së Republikës së Kosovës si shtet i pavarur. Nëse fillon ridefinimi dhe rikompozimi i kufijve, sigurisht do të hapej kutia e Pandorës dhe do të zhvilloheshin procese të tjera të cilat mund të jenë të paparashikuar”, tha Ismaili.
Departamenti amerikan i Shtetit u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të shmangin retorikën negative dhe të punojnë së bashku për një marrëveshje që siguron qëndrueshmëri për të dyja vendet dhe rajonin.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kosova-voton-780x439.jpg)
Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor
![Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/diaspora-780x439.jpg)
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-33-780x439.jpg)
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![Dyshohet se shantazhoi një person për ta votuar Listen Serbe, policia jep detaje për rastin në Mitrovicë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/policia-e-kosoves-2-780x439.jpg)
Dyshohet se shantazhoi një person për ta votuar Listen Serbe, policia jep detaje për rastin në Mitrovicë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/deco_1im23gzrj88ys1qq81hjimv3xv-780x439.png)
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi