LAJMI I FUNDIT:

Thaçi e Haradinaj aktivizojnë ekipin menaxhues për draftimin e statutit për Asociacionin e Komunave Serbe

Thaçi e Haradinaj aktivizojnë ekipin menaxhues për draftimin e statutit për Asociacionin e Komunave Serbe

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka vlerësuar hap të rëndësishëm për Kosovën funksionalizimin e Ekipit Menaxhues për Statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Thaçi, bashkë me kryeministrin Ramush Haradinaj në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet në fuqi kanë riaktivizuar ekipin menaxherial, i cili do të bëjë draft-imin e statutit për Asociacionin e Komunave Serbe.

“Draftimi i statutit do të jetë një proces transparent dhe gjithëpërfshirës, i cili do të përbehet nga 3 mekanizma punues: Ekipi menaxhues, Komiteti zbatues si dhe Grupi nacional konsultativ, të cilët do të garantojnë përfshirje të gjithë spektrit politik, shoqërisë civile dhe mekanizmave të tjerë relevant të shoqërisë”, njofton Zyra e Kryeministrit.


“Në këtë proces do të jenë të përfshirë edhe mekanizma ndërkombëtarë, të cilët e kanë ndihmuar Kosovën në të gjitha fazat dhe ky do të jetë një hap i rëndësishëm i Kosovës në rrugën e saj të integrimeve euro-atlantike”.

“Drafti final i statutit, në fund të procesit bashkë me direktivën, do të dërgohen në Gjykatën Kushtetuese për t’u siguruar se është në përputhje të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Aty theksohet se Kosova me këtë hap përmbush edhe një obligim ndërkombëtar, duke dëshmuar përkushtimin e saj në rrugën euro-atlantike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?

Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?

Lajme
Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin

Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin

Lajme
LVV përmbyll fushatën në Prishtinë, Kurti: 1 miliard euro për prodhimtarinë dhe ndërmarrësinë

LVV përmbyll fushatën në Prishtinë, Kurti: 1 miliard euro për prodhimtarinë dhe ndërmarrësinë

Politikë
Sfida e qeverisë së ardhshme: Si do të menaxhohen raportet me SHBA-në pas zgjedhjeve?

Sfida e qeverisë së ardhshme: Si do të menaxhohen raportet me SHBA-në pas zgjedhjeve?

Politikë
Aksident me fatalitet në Prizren, 68-vjeçarja humb jetën pas goditjes nga automjeti

Aksident me fatalitet në Prizren, 68-vjeçarja humb jetën pas goditjes nga automjeti

Kronika e Zezë
Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital

Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital

Drejtësi
Kalo në kategori