LAJMI I FUNDIT:

Thaçi dhe posti i reformuar i Presidentit

Këtyre ditëve në mediat e shkruara dhe ato elektronike doli lajmi se Hashim Thaçi mund të jetë kandidat i mundshëm për President të Republikës së Kosovës në zgjedhjet e ardhshme që pritet të mbahen vitin e ardhshëm pas reformës së bërë e cila mundëson që Presidenti të zgjidhet direkt nga populli.

Me të drejtë lindi pyetja nga shumë qytetarë se pse u aktualizua kaq shumë në media kjo çështje kur kemi probleme më të mëdha, siç është situata kaotike në veri të vendit. Pse p.sh, doli që vetëm emri i tij të përmendet e nuk rastisi ndonjë emër apo figurë tjetër? Pse na u dashka që Hashim Thaçi të jetë President i ardhshëm kur po përballemi çdo ditë me dështimet dhe dëmet që na solli ky njeri dhe qeverisja e tij në kohën sa është kryeministër, por edhe më herët.

Nëse kthehemi jo shumë larg në retrospektivë nuk do ta kemi të vështirë t’i shohim projektet politike tejet negative e, rrjedhimisht, shumë të dëmshme për vendin tonë, që për ironi Hashim Thaçi i quan gjithnjë “suksese dhe të arritura”.


E, ti shohim, pra, disa prej “sukseseve” të mëhershme që Thaçi i kishte arritur para se të bëhet Kryeministër dhe madje edhe para se ta formonte subjektin e tij politik, PDK-në. Ndërsa do të mund t’i përmend edhe disa prej “sukseseve” të mëvonshme ku bashkë me njerëzit e tij i arritën më shumë “nderë” gjatë kohës sa po udhëheqin me vendin.

Së pari, Hashim Thaçi në Konferencën e Rambujesë lëshoi pe në bërjen e Kosovës shtet normal, duke mbyllur kështu edhe rrugë të tjera që ishin edhe aspiratë e kamotshme e shqiptarëve për të qenë një shtet i vetëm. Në këtë kohë, Kryeministri i sotëm çarmatosi dhe shpartalloi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ende pa e ditur nëse kishim përfunduar punë me Serbinë.

Kishte kundërshtuar fillimisht bisedimet e Vjenës, por i ishte bashkuar atyre duke u bërë pjesë e kompromiseve me Serbinë në dëmin e vendit tonë. Pra, Hashim Thaçi ishte pjesë e delegacionit që përbëhej nga Fatmir Sejdiu, Agim Çeku, Lutfi Haziri, Blerim Shala, Veton Surroi dhe Kolë Berisha. U angazhua dhe vazhdon të angazhohet shumë seriozisht që decentralizimin i cili e ndan Kosovën në baza etnike e fetare, ta përfundojë me “sukses”.

Shiti (fali) shumë ndërmarrje e kompani publike, pasuri e djersës së qytetarëve tanë, duke u thirr në emër të njëfarë privatizimit, që ndryshe me të drejtë e quajmë privatizim të egër dhe neoliberal, sepse nëse vazhdohet kështu do ta sjellë vendin në pikën zero për nga aspekti i zhvillimit ekonomik.

Mjaft ‘suksese’ deri këtu? Jo. Ka ende të ‘arritura’ Hashim Thaçi. T’i cekim këtu edhe disa projekte dhe detyra që ai i ka nisë dhe ia ka vendos vetes si prioritete kryesore gjatë mandatit të tij të dytë si i pari i Qeverisë.

Një nga objektivat kryesore Hashimi e ka ta kthejë veriun e Kosovës nën juridiksionin e shtetit të Kosovës, ta qetësojë situatën atje, duke na garantuar se barrikada nga ana e kriminelëve serbë nuk do të shohim më. Është shumë e vërtetë kjo, ngase e gjithë “përpjekja” e vendësve dhe këtyre ndërkombëtarëve është një marrëveshje e fshehur të paktën medialisht dhe e dizajnuar në atë mënyrë që situata të qetësohet duke përfunduar me një autonomi për veriun, ose me një status special, diçka ngjashëm me atë të Republikës Serbe në Bosnje, që moti na është bërë e qartë përmes 6 Pikëshit të Ban Ki-moon-it, të cilin e pat kundërshtuar shoqëria civile dhe Lëvizja VETËVENDOSJE!.

Pra, mos u çuditni kur në një mëngjes zgjoheni dëgjoni në lajme se serbët atje i kanë hequr barrikadat dhe gjithçka tashmë është qetësuar dhe po i kthehet normalitetit.

Pastaj, duke u ndjerë i relaksuar që arriti ta “rregullojë” punën e veriut, Hashim Thaçi do të marrë disa gurë të çmuar të arit aty afër në kompleksin “Trepça” para se ta privatizojë këtë gjigant, ndërsa do t’i shpërndajë në stilin e Ibrahim Rugovës për miqtë e tij ndërkombëtarë. Menjëherë pas kësaj, sigurisht ka menduar që të shkojë për një pushim dimëror në Brezovicë, ngase siç e dimë, Kryeministri Thaçi profesionin e skijimit tashmë e ka perfeksionuar sa që mund t’u bëjë konkurrencë të fortë profesionistëve të këtij sporti. Sigurisht, përveç relaksimit, Thaçi në të njëjtën kohë do ta kryejë edhe një punë tjetër shumë “madhore”, siç e quan ai: privatizimin dhe shitjen e qendrës turistike dhe rekreative të Brezovicës.

Nga vilat luksoze dhe i freskuar nga ajri i pastër që është aty, ai do të flasë në telefon me zëvendësit e tij në Prishtinë, duke u interesuar nëse ka ngjarë diçka e re dhe interesante. P.sh. mos rastësisht EULEX-i ka bastisur ndonjë dikaster të Qeverisë që ai drejton nën dyshimet për korrupsion dhe shpërdorim të buxhetit të shtetit, apo mos krejt me pa hir edhe zyrën e tij personale, ose mos Lëvizja VETËVENDOSJE! ka ndonjë protestë në mënyrë që t’i mobilizojë menjëherë njësitet speciale të Policisë së Kosovës për intervenime të dhunshme, dhe pyetje të tjera kryesisht informuese. Sigurisht, Kryeministri Thaçi për të komunikuar me Prishtinën do ta shfrytëzojë rrjetin e PTK-së, kësaj kompanie që është duke ia përgatitur letrat që edhe këtë ta shesë vitin e ardhshëm dhe sa më lirë që është e mundur.

Pastaj, pas këtij pushimi kur koha fillon të ftohet edhe më shumë, ai do ta vizitojë KEK-un, për t’u dukur para mediave se ka shkuar atje kinse për të bërë presion mbi menaxhmentin e kësaj kompanie, duke iu thënë që të bëjnë të pamundurën që qytetarët (konsumatorët) të kenë energji elektrike 24 orë meqë kështu u ka premtuar qe dy mandate dhe që ta mbajë premtimin edhe për këtë. Por, e vërteta e kësaj vizite në KEK do të jetë privatizimi edhe i kësaj kompanie për të cilën bashkë me të tjerët i ka nisur përgatitjet shumë më herët.

E, pas gjithë këtyre “sukseseve dhe të arriturave”, sigurisht pasi ti mbyllë me “sukses” edhe bisedimet politike me Serbinë, Hashim Thaçi mund të mendojë që të bëhet edhe President i Kosovës, nëse veç ka arritur që me ndikimin e tij kjo pozitë të ketë më shumë kompetenca se sa Kryeministri me këto reformat e reja, ose nëse ka marrë garanci nga Christopher Dell që mund ta arrijë këtë qëllim për t’u bërë President i vendit. Ndryshe nuk do ta ndërmerrte një hap të tillë.

(Autori është kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Drenas)

Në trend

Më shumë
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Magazina
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit

Magazina

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Kalo në kategori