LAJMI I FUNDIT:

Thaçi-de Groot: PDSH mund ta zgjidh krizën politike nëpërmjet ”Marrëveshjes së Re”(Foto)

Thaçi-de Groot: PDSH mund ta zgjidh krizën politike nëpërmjet ”Marrëveshjes së Re”(Foto)

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sot në selinë e partisë realizoi takim me delegacionin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Holandës. Delegacionin Holandez e kryesonte Drejtori i Përgjithshëm i Bashkëpunimit me Evropën, Robert de Groot dhe Ambasadori i Mbretërisë së Holandës Wouter Plomp, thuhet në njoftimin drejtuar Telegrafit në Maqedoni nga zyra për informim e PDSH-së.

”Thaçi në takim shpalosi ofertën e PDSH-së për daljen nga kriza politike, si dhe për përshpejtimin e procesit të integrimit euro-atlantik. Në këtë kontekst, Kryetari Thaçi theksoi se krahas sfidave me të cilat ballafaqohet vendi, fokusimi në agjendën euro-atlantike përmes zbatimit dhe realizimit të reformave të vendosura nga Komisioni Evropian, përfshirë këtu edhe marrëdhëniet ndëretnike, si dhe zgjidhja e tyre konform Marrëveshjes se Re politike që e ofron PDSH-ja, janë rruga e vetme për të dalë nga kriza dhe për të siguruar një perspektivë më të mirë për vendin.Në këtë drejtim, Kryetari Thaçi konstatoi se mosmarrëveshjet mes partive maqedonase janë virtuale dhe se problemi real i Maqedonisë janë çështja e emrit si dhe marrëdhëniet ndëretnike, gjegjësisht të drejtat e shqiptarëve, andaj pa zgjidhjen e çështjesh së emrit dhe të marrëdhënieve ndëretnike i tërë ky proces nuk ka kuptim. Vetëm me një vullnet të fortë politik dhe me një qasje të re mund të tejkalohet kriza aktuale politike, si dhe të zbatohen reformat e nevojshme” theksohet në njoftimin e kabinetit të Thaçit./Telegrafi/

Thaci - Groot


Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Kalo në kategori