LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Bllokimi i rrugëve në Kosovë është bllokim i rrugëve të Kosovës në botë

Thaçi: Bllokimi i rrugëve në Kosovë është bllokim i rrugëve të Kosovës në botë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka reaguar pas bllokimit të rrugëve kryesore në disa qytete të vendit.

Përmes një postimi në llogarinë e tij, Thaçi ka thënë se nga logjika e bllokimit të rrugëve, sikurse ndodhi sot në disa qytete të Kosovës, më së shumti përfitojnë ata që nuk ia duan të mirën shtetit tonë.

“Bllokimi i rrugëve brenda në Kosovë është bllokim i rrugëve të Kosovës në botë. Kjo qasje është tërësisht e papranueshme, sepse liria e lëvizjes, liria e tubimit, liria e mendimit politik dhe liria e shprehjes janë të garantuara me Kushtetutën dhe me ligjet e Kosovës. Këto vlejnë për çdo qytetar të Kosovës dhe askush nuk do të lejohet që t’i cenojë këto të drejta, pa marrë parasysh dallimet në bindje e qëndrime. Nga logjika e bllokimit të rrugëve, sikurse ndodhi sot në disa qytete të Kosovës, më së shumti përfitojnë ata që nuk ia duan të mirën shtetit tonë. Institucionet shtetërore duhet ta garantojnë mbrojtjen e këtyre lirive për secilin qytetar”, ka shkruar presidenti Thaçi. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Zgjedhjet e 9 shkurtit, 36 mijë e 500 pako me fletëvotime kanë arritur nga diaspora

Zgjedhjet e 9 shkurtit, 36 mijë e 500 pako me fletëvotime kanë arritur nga diaspora

Lajme
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Lajme
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Kronika e Zezë
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

Lajme
Cila është teknika më e mirë e menaxhimit të stresit, sqaron psikologia Antigona Qenaj

Cila është teknika më e mirë e menaxhimit të stresit, sqaron psikologia Antigona Qenaj

Shëndetësi
Arrijnë votat e para nga diaspora

Arrijnë votat e para nga diaspora

Lajme
Kalo në kategori