LAJMI I FUNDIT:

Tha se kishte folur me Radoiçiqin për t’ia siguruar vota që të zgjidhet presidente, Osmani për deklaratën e Pacollit: Është kohë zgjedhjesh

Tha se kishte folur me Radoiçiqin për t’ia siguruar vota që të zgjidhet presidente, Osmani për deklaratën e Pacollit: Është kohë zgjedhjesh

Presidentja Vjosa Osmani ka folur pas deklaratave të fundit të kreut të AKR-së, Behgjet Pacolli i cili deklaroi se ka komunikuar me Milan Radoiçiqin për t’ia siguruar votat formimit të Qeverisë së re dhe zgjedhjes së presidentes, në këtë rast Osmanit.

Kjo kërkesë siç kishte thënë Pacolli kishte ardhur nga kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Osmani.

Osmani lidhur me këto deklarime ka thënë se tash është kohë zgjedhjesh.


“Është kohë zgjedhjesh, mund të dëgjoni lloj-lloj deklaratash kështu që iu kisha lutur për çka do që keni pyetje t’i drejtori në Presidencë”, u tha ajo gazetarëve.

Ndryshe se ka pasur komunikime të tilla i kanë mohuar edhe nga partia në pushtet, por Pacolli ka vazhduar insistimin e tij duke thënë se dikush nga Qeveria s’po e tregon të vërtetën.

Pacolli ka thënë se për atë që ka deklaruar ka dëshmi.

“Prapë po ju them, mos insistoni  ma tutje,  dikush në emër të qeverisë po e shtrembëron të vërtetën,  (nuk desha të them që po gënjen). Për këtë çka kam thënë ka dëshmi dhe njerëz të tjerë. Mos harroni se po tregoheni shumë të ligë dhe jo mirënjohës”, kishte deklaruar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori