LAJMI I FUNDIT:

Terminali u legalizua ilegalisht

Terminali u legalizua ilegalisht

Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor (MAPM) ka legalizuar terminalin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, duke shpërfillur Ligjin për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje, të cilin e kishte sponsorizuar vetë. Ligji aktualisht është në fazën ku qytetarët po aplikojnë për legalizim të ndërtimeve pa leje, ndërkaq terminali, i cili u lejua të ndërtohej pa leje ka marrë leje të legalizimit në tetor të vitit 2014.

Në MMPH kanë thënë se terminalin e kanë legalizuar pasi e kanë trajtuar si lëndë pilot-projekt.

“Aeroporti Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’, më 10.07.2014, ka bërë kërkesë për ta listuar terminalin në listën e ndërtimeve të ndërtuara pa leje dhe Ministria brenda afateve ligjore e ka futur në regjistër të ndërtimeve pa leje. Objekti i Aeroportit Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ është legalizuar më 27.10.2014. Ministria ka marrë vendim më 18.07.2014, që si pilot-projekt kjo lëndë të trajtohet dhe t’i lëshohet leja e legalizimi”, ka thënë Fadil Maxhuni, zyrtar për informim në MMPH. Zyra për Informim e Aeroportit nuk ka dashur të prononcohet lidhur me këtë çështje.


Terminali figuron në listën që do t’i nënshtrohet legalizimit

Ligji nr. 04/L-188 për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje ka hyrë në fuqi në fillim të vitit 2014, ndërsa është miratuar në Kuvendin e Kosovës më 26 dhjetor 2013. Ligji ka paraparë afatet kohore për implementimin e tij. Fillimisht më 30 gusht 2013 është bërë incizimi satelitor i tërë territorit të Kosovës dhe sipas ligjit, pas kësaj date çdo ndërtim që fillon nuk do t’i nënshtrohet legalizimit, rrjedhimisht do të rrënohet. Sipas ligjit, regjistrimi i ndërtimeve pa leje ka përfunduar më 11 qershor 2015 për tërë Kosovën.

Më datë 16 shtator 2015 ka filluar faza e aplikimit për legalizim për të gjitha ndërtimet që janë të përfshira në regjistrin shtetëror të kompletuar të ndërtimeve pa leje. Aplikacionet për legalizim duhet të dorëzohen në komuna më së largu deri më 16 mars 2016. /Zëri/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori