LAJMI I FUNDIT:

Tërhiqet Shkreli, ul çmimin e hapave kundër SIDA-s dhe kancerit

Tërhiqet Shkreli, ul çmimin e hapave kundër SIDA-s dhe kancerit

Shqiptaro-amerikani Martin Shkreli, që me vendimin e tij për të rritur me 5000% çmimin e “Daraprimit” u shndërrua në njeriun më të urryer, është tërhequr nga vendimi i tij dhe ka njoftuar se do të ulet çmimi i pilulave që ndihmon personat e prekur nga AIDS-i.
Shkreli, që drejton “Turing Pharmaceuticals”, deklaroi për mediat amerikane se çmimi do të ulet, por nuk qartësoi se sa do të kushtonte një pilulë në të ardhmen.

“Ne kemi rënë dakord që të ulim çmimin e ‘Daraprimit’ deri në një pikë që është më e përballueshme, por që e lejon edhe kompaninë të gjenerojë fitim, një fitim shumë të vogël”, u shpreh Shkreli për “Abc News”, transmeton Tch.

Shkreli bleu të drejtat për prodhimin dhe shitjen e “Daraprimit”, një kurë e posaçme për personat e prekur nga AIDS-i, që ndihmon imunitetin e organizmit të tyre të luftojë infeksionet vrasëse.


Blerja e këtyre të drejtave u bë në muajin gusht për një shumë prej 55 milionë dollarësh. Para se ta blinte Shkreli, “Daraprimi” shitej në treg për 13.5 dollarë një pilulë, por u rrit brenda natës në 750 dollarë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Misteri i shpikësit të Bitcoin

Misteri i shpikësit të Bitcoin

Botë
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Kalo në kategori