LAJMI I FUNDIT:

Tërheqja e njohjeve të Kosovës, gjithçka veç një propagandë e Serbisë

Tërheqja e njohjeve të Kosovës, gjithçka veç një propagandë e Serbisë

Shteti i Serbisë, që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, ka lobuar në vende të ndryshme të botës për të penguar njohjen ndërkombëtare të shtetit tonë dhe anëtarësimin në organizata e institucione ndërkombëtare.

Njohja e fundit që Kosova mori ishte nga shteti i Izraelit më 1 shkurt të vitit 2021, një njohje shumë e rëndësishme sipas shumë ekspertëve të politikës së jashtme.

Por shpesh, numri i shteteve që kanë njohur Kosovën është përcjellë edhe me paqartësi, për shkak se disa shtete kanë qenë të paqarta në vendimin e tyre të njohjes.


Sipas listës zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme e Diasporës, Kosova njihet nga 117 shtete.

Në anën tjetër institucionet në Serbi në vazhdimësi kanë pretenduar se disa shtete  e kanë tërhequr njohjen e Pavarësisë së Kosovës, por shpesh këto informata kanë mbetur vetëm deklarata politike për konsum të brendshëm në Serbi.

Njohjet e reja, Gërvalla: Viti 2022 do të jetë “interesant” në këtë aspekt
Lexo po ashtu Njohjet e reja, Gërvalla: Viti 2022 do të jetë “interesant” në këtë aspekt

Së fundmi presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq thotë se edhe katër shtete tjera e kanë tërhequr njohjen e Kosovës, por që nuk ka treguar emrat e këtyre shteteve, dhe kjo nuk është hera e parë e një veprimi të tillë.

Këto deklarata nga kreu i shtetit fqinj erdhën pasi që MPDJ ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim  e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Në të kaluarën Serbia nuk ka ngurruar të përmend emrat e shteteve që ajo ka pretenduar se kanë tërhequr njohjen e Kosovës, por që më pas lajmërimet e tilla janë kontestuar qoftë nga Kosova apo edhe shtetet e përmendura.

​Gjukanoviq: Kurrë s’ka qenë opsion tërheqja e njohjes së Kosovës
Lexo po ashtu ​Gjukanoviq: Kurrë s’ka qenë opsion tërheqja e njohjes së Kosovës

Deri më tani Serbia pretendon se njohjen e Kosovës e kanë tërhequr 15 shtete: Suriname, Burundi, Papua Neë Guainea, Lesotho, Comoros, Dominica, Grenada, Ishujt Solomon, Madagascar, Palau, Togo, Central African Republic, Ghana, Nauru dhe Sierra Leone.

Suriname ishte shteti i parë që Serbia pretendoi se ka tërhequr njohjen e Kosovës.

Lajmi ishte dhënë nga ministri i Jashtëm serb i asaj kohe, Ivica Daçiq.

“Tërheqja” e njohjes ishte njoftuar edhe nga mediat e atij vendi si dhe nga webfaqja zyrtare e Ministrisë së Jashtme të Serbisë.

Por lajmi i tillë është tërhequr si nga mediat e atij vendi ashtu edhe nga webfaqja e Ministrisë së Jashtme serbe.

Një rast i njëjtë ndodhi edhe me shtetin e Ganës, e cila u raportua se ka tërhequr njohjen e Kosovës.

Lajmi i tërheqjes së njohjes u përcoll edhe nga një media e njohur franceze, por që më vonë vet media ganeze e tërhoqi lajmin.

Edhe për shumicën e “tërheqjeve” tjera të njohjeve të Kosovës, vet institucionet zyrtare të Serbisë kanë tërhequr lajmin.

Lajmet e revokimit të njohjeve i kanë tërhequr edhe mediat serbe që u kishin dhënë jehonë propagandës së Vuçiqit e Daçiqit.

Bytyçi: Njohjen e kanë tërhequr disa “banana republika”

Profesori universitar në Shqipëri, Enver Bytyçi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se numri i shteteve që kanë tërhequr njohjen e Kosovës është shumë i vogël, derisa sipas tij kjo ka ndodhur për shkak të disa lëshimeve që kishte bërë diplomacia e Kosovës.

“Kam përshtypjen se Ivica [Daçiq] ishte i informuar për mënyrën se si këto shtete që thoshin se u tërhoqën nga njohja ishin deklaruar pro pavarësisë së Kosovës në mënyrë korruptive ose lobuese private. Kam parasysh angazhimin e Behgjet Pacollit, i cili mburrej me disa njohje të shteteve bananesh në Afrikë a ku e di unë tjetër”.

Me ngjyrë të kuqe janë shtetet që pretendohet se kanë tërhequr njohjet

Bytyçi  thotë se Serbia e shfrytëzoi këtë dobësi dhe i korruptoi disa prej këtyre shteteve, duke i bërë që të deklaroheshin për tërheqjen e njohjes së Kosovës.

“Ata siç e kishin pranuar edhe e revokuan vendimin përmes parave dhe favoreve të tjera që ua dha qeveria serbe. Për këtë pati akuza të publikuara. Nisur nga kjo eksperiencë vlerësoj se numri i shteteve të tilla tashmë është sa gishtat e njërës dorë. Për këtë arsye Beogradi nuk ka mundur e nuk mundet të ndikojë në këtë drejtim. Prandaj dhe deklaratat e liderëve serbë janë thjesht provokim e diversion”.

Enver Bytyçi

Profesori thotë se këto janë përpjekje të liderëve të Serbisë për t’u shfaqur “nacionalistë“ në opinionin serb.

“Me shtetet që kanë shpallur njohje normale e zyrtare nuk ka asnjë shans që Serbia të ketë sukses në kthimin e kësaj njohjeje. Nga ana tjetër në të drejtën dhe dokumentet ndërkombëtare nuk ka ndonjë përkufizim të saktë për këtë proces. Është i pasanksionuar ky lloj procesi, sepse njohjet depozitohen në OKB. Asnjë shtet, edhe nëse deklarohet për ç’njohje, nuk guxon të tërheqë letrën e pranuar të njohjes. Për të gjitha këto arsye jam i bindur se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, luan me blofin”, deklaron tutje ai.

Roli i Shqipërisë në lobim

Shqipëria nga fillimi i vitit është anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit, dhe sipas Bytyçit kjo është avantazh që diplomacia e saj të jetë më aktive në dobi të Kosovës.

Ai megjithatë thotë se më shumë se ky pozicion i Shqipërisë, më me rëndësi në procesin e lobimit është vullneti i qeverisë shqiptare.

“Unë nuk besoj se një kryeministër që kujdeset për sentimetet serbe në qëndrimet e tij ndaj Kosovës mund të bëjë diçka në këtë drejtim”.

Profesori thotë se Shqipëria ishte edhe kryesuese e OSBE-së, por sipas tij për asnjë çast nuk u mor me Kosovën./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Lajme
Kalo në kategori