LAJMI I FUNDIT:

Tentimi më i marrë për ikje nga drejtësia

Tentimi më i marrë për ikje nga drejtësia

Dy të burgosur në Zelandë të Re, të cilët së bashku kanë qenë të lidhur në pranga, kanë ikur nga gjykata, por janë ndaluar nga shtylla të cilën kanë dashur ta kalojnë secili prej anës së vet kur edhe janë ndeshur e përplasur përtokë.

Rojet i kanë kapur derisa po tentonin të këndelleshin dhe të vazhdonin ikjen.

Rastin e tyre e kanë mbuluar kamerat e televizioneve lokale në gjykatën e qarkut Hastings, në ishullin verior.

Në incizim mund të shihet se si vrapojnë nga gjykata dhe ikin, por qartazi duke harruar se janë të lidhur së bashku.


Incizimi i arratisjes së tyre të pasuksesshme është shpallur si “një nga tentimet më të marra për ikje nga drejtësia ndonjëherë".