LAJMI I FUNDIT:

Tender 12-milionësh, kompanisë me aktakuzë për mashtrim

Tender 12-milionësh, kompanisë me aktakuzë për mashtrim

Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP), e ka shpallur kompaninë “Hib Petrol” si fitues të tenderit 12 milionë euro për furnizim me derivate për 80 institucione të Republikës së Kosovës, edhe pse ndaj kompanisë në fjalë, më 8 korrik të këtij viti, departamenti i Krimeve të Rënda i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, pati ngritur aktakuzë për mashtrim.

Aktakuza ka të bëjë me furnizimin e 44 institucioneve edukativo-arsimore brenda territorit të komunës së Prishtinës me naftë për ngrohje dhe gjenerator, ku sipas Prokurorisë, kompania në fjalë ka vepruar në kundërshtim me kontratën e lidhur në mes të Komunës së Prishtinës dhe kompanisë, pronari i së cilës ka vënë në qarkullim produktin – naftën e cilësisë që nuk i përgjigjet kualitetit të produktit.

Më tej sipas Prokurorisë, kompania në fjalë ka shkaktuar dëme në shkollat e komunës së Prishtinës, ku për këtë çështje penale është ngrirë një autobot cisternë, pronë e kompanisë “Hib Petrol” që është përdorur për kryerjen e veprave penale. /Zëri/Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Rohde: CEFTA është zhbllokuar, tani e tutje Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj e jo nga UNMIK-u

Rohde: CEFTA është zhbllokuar, tani e tutje Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj e jo nga UNMIK-u

Ekonomi
Kalo në kategori