Ten Hag pas fitores ndaj Cityt: Jemi të kënaqur me fitoren, goli i Fernandes ishte i rregullt

Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag ndihet i lumtur me fitoren në derbi ndaj Manchester Cityt, duke lavdëruar paraqitjen dhe shpirtin e ekipit.
Djajtë e Kuq triumfuan me rikthim 2-1 ndaj Cityt në Old Trafford, me golat e Bruno Fernandes dhe Marcus Rashford që zhvlerësuan golin e Jack Grealish.
Kjo fitore me rikthim ka kënaqur trajnerin holandez të Unitedit, i cili foli gjerë e gjatë për gjithçka pas ndeshjes, teksa shtoi se goli i parë ishte i rregullt.
WHAT A COMEBACK! WHAT A WIN! 😍#MUFC || #MUNMCI
— Manchester United (@ManUtd) January 14, 2023
“Mendoj se ishte një paraqitje më e mirë. Në pjesën e parë luajtëm mirë, ishim proaktivë dhe krijuam mundësi të mira. Duhet të ishim 1-0 në pjesën e parë. Zëvendësimi që kishim, duke larguar Martial, ndryshoi lojën”, ka thënë fillimisht Ten Hag pas ndeshjes.
“Shpirti në ekip është kaq i madh, besimi është aty se ndeshja është 90 minuta dhe ne gjithmonë mund të kundërpërgjigjemi”.
“Goli i parë? Marcus Rashford nuk e preku topin dhe nuk ndërhyri, kështu që nuk është një pozicion jashtë loje”.
“Jemi në një proces, një rrugë e gjatë për të bërë. Jemi të kënaqur me këtë rezultat, duke shkuar në drejtimin e duhur dhe do të na japë më shumë besim. Duhet të punojmë mirë, të investojmë shumë dhe nëse doni të keni sukses, duhet të përmirësohemi shumë më tepër”.
“Duhet ta bësh për të marrë rezultatin dhe performancën e duhur. Merreni me momentin e dhimbshëm dhe loja do të vazhdojë. Në nivele të larta duhet të vuash dhe të sakrifikosh për të marrë rezultatin e duhur”.
“Kur keni lojtarë të rinj si Alejandro Garnacho, të cilët janë të uritur dhe të gatshëm për të luajtur dhe për të bërë ndryshimin, gjithçka mund të ndodhë”.
“Rashford? Ai ka mësuar tashmë, ai e di. Në top futboll duhet të vuash, duhet të sakrifikosh”.
“Ne luajtëm mirë në pjesën e parë, ata nuk patën as më të voglën mundësi. Presion i mirë, bllokim kompakt. Kemi pasur disa momente shumë të mira tranzicioni. Ne mund të arrijmë diçka në këtë sezon, jam i bindur”.
“Një nga qëllimet në fillim të sezonit ishte rifitimi i asaj lidhjeje me tifozët e Unitedit. Sot ishte një shembull i atij uniteti. Me atmosferën e duhur, është e vështirë për çdo kundërshtar të luajë kundër nesh”, përfundoi holandezi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
U rikthye pas një viti e gjysmë jashtë fushave, Betim Fazliji këput sërish ligamentet

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

‘Të fala ke nga mami’ - Dragusha tregon se në cilin klub çdo shtëpi fliste për futboll

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë