LAJMI I FUNDIT:

The Telegraph tregon favoritët në Evropian, për Shqipërinë jep një vlerësim jo të mirë

The Telegraph tregon favoritët në Evropian, për Shqipërinë jep një vlerësim jo të mirë

Pas përfundimit të ndeshjeve miqësore të marsit që ekipet e kualifikuara për në Evropian zhvilluan gjatë ditëve të fundit, mediat britanike kanë bërë një renditje se cilat janë skuadrat favorite për fitimin e trofeut.

Sipas të përditshmes The Telegraph, Shqipëria renditet e parafundit, duke lënë pas vetëm Hungarinë.

“Çfarë mund të themi për Shqipërinë që nuk është thënë deri tani? Hm. Ata humbën 2-1 në miqësoren me Austrinë javën e kaluar dhe nuk janë aq të veçantë, jo aq sa flitet për ta”,shkruan The Telegraph, ndërsa nuk përfshinë në artikullin e saj fitoren që kuqezinjtë arritën një natë më parë ndaj Luksemburgut (0-2).


Po sipas gazetës britanike, në vend të parë renditet Gjermania, e ndjekur nga Franca dhe Spanja. Dy kundërshtarët e tjerë të Kombëtares në grup, Zvicra dhe Rumania, renditen në vendin e 17 dhe të 20.