0Shares

Ne botë ka 4 miliard telefona mobilë, por vetëm 2 miliard llogari bankare. Kjo nuk është vetëm një informatë, por, është një arsye për një alternativë të pagesës së shërbimeve përmes telefonit tuaj mobil, e lansuar sot nga kompania Fast Europe Ventures në bashkëpunim me portalin Telegrafi.com.

Ky shërbim në esencë e kthen telefonin tuaj në një mini-kredit kartë, që ju lejon të paguani për gjëra "nga celulari", duke përdorur kreditin qe keni në telefonin tuaj mobil.

Me këtë rast, portali Telegrafi ka lansuar shërbimin "Shpallje" ku në mënyrën më të shpejtë të mundshme një konsumator mund të prezantojë shpalljen, e cila do të shikohet në mënyrë instante nga mbi 80.000 vizitorë dhe konsumatorë potencialë në ditë. I tërë procesi është jashtëzakonisht i thjeshtë, i lirë dhe i shpejtë.

Për momentin të gjithë përdoruesit e celularëve mobilë kanë mundësi të përdorin këtë shërbim, përveç konsumatorëve të operatorit Vala Mobile, të cilët shumë shpejt do të kenë mundësi të jenë pjesë e ekosistemit të industrisë se telekomunikimit.

Që nga fillimi i këtij viti, kompania Fast Europe Ventures ka punuar me shpejtësi maksimale me operatorët lokalë dhe partnerë (Kosovë, Shqipëri, Maqedoni) për të sjellë në treg modelin m-payment (m-commerce) ne rajonin tonë – duke krijuar kështu një treg mbarëkombëtar.

"Duke u bazuar ne faktet se në Evropë mesatarja e një personi që shpenzon për vit në pagesat me celular sillet rreth 30-50 euro, në rajonin tonë me një mesatare prej 10 euro shpenzim për person gjatë një viti, pritet një qarkullim nga sistemet e pagesave në internet prej 15-20 milion euro për vit në 10 vitet e ardhshme", theksoi kryeshefi ekzekutiv i kompanisë Fast Europe Ventures, Kushtrim Xhakli.

Modeli m-payment është model i përshtatshëm për monetizimin e mediumeve tjera digjitaleve si TV, radio dhe web. Portali Telegrafi.com është portali më i vizituar tek shqipfolësit si dhe partneri i parë implemetues i m-payments.

Drejtori menaxhues i portalit Telegrafi.com, Gani Lajqi me këtë rast theksoi: "Ne sot po hymë në një fushë të re garuese me tregun global në ofrim të shpejtë të informatës, shërbimit dhe qasjes. Telegrafi vitet e fundit ka dëshmuar se është portali me inovativ në tregun shqipfolës, ku posedojmë rreth 80% të tij. Bashkëpunimi me Fast Europe Ventures na shpie drejt një partneriteti të frytshëm që kemi ndërtuar në muajt e kaluar".

Vendi ku mund të vendoset shpallja juaj në mënyrën më të shpejtë është, https://telegrafi.com/shpallje – respektivisht butoni Shpallje.

Fast Europe Ventures mbulon rreth 2.8 milion konsumatorë të telefonisë mobile në rajonin tonë.

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)