LAJMI I FUNDIT:

Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e disponueshme edhe në një shtet

Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e disponueshme edhe në një shtet

Teknologjia e dobishme dhe e përshtatshme e pagesave “Tap to Pay” e Apple tani po bëhet e disponueshme edhe për përdoruesit në Zelandën e Re.

Bëhet e ditur se tregtarët tani mund të përdorin iPhone ose Apple Watch për të pranuar pagesa.

Por, në mënyrë që teknologjia të funksionojë, ata do të kenë nevojë për një aplikacion iOS për përpunimin e pagesave.


Klientët mund të përdorin “Tap to Pay” me një iPhone Xs ose version më të ri, duke ekzekutuar versionin më të fundit iOS, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Apple njoftoi se Adyen, ANZ Bank, Stripe, Windcave dhe Worldline janë platformat e para të pagesave në Zelandën e Re që do të ofrojnë pagesa.

Ashtu si në vendet e tjera që mbështesin funksionin, të gjitha transaksionet e kryera me “Tap to Pay” kodohen dhe përpunohen duke përdorur Secure Element.

Ndryshe, Zelanda e Re po i bashkohet Kanadasë e cila së fundi ka implementuar teknologjinë në iPhone.

Aktualisht, “Tap to Pay” mbështetet në Australi, Brazil, Tajvan, Mbretërinë e Bashkuar dhe në shumicën e vendeve të BE-së, si dhe në SHBA ku u prezantua fillimisht. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Google sjell një ndryshim të madh në telefonat Android, këto janë kërkesat minimale

Google sjell një ndryshim të madh në telefonat Android, këto janë kërkesat minimale

Teknologji
Shefi i Apple ka një obsesion të ri - ja cila pajisje tani është prioritet i gjigantit të teknologjisë

Shefi i Apple ka një obsesion të ri - ja cila pajisje tani është prioritet i gjigantit të teknologjisë

Xiaomi prezanton Redmi A5: Kamera e fuqishme dhe performanca e përmirësuar e paketuar në një dizajn të ri

Xiaomi prezanton Redmi A5: Kamera e fuqishme dhe performanca e përmirësuar e paketuar në një dizajn të ri

Teknologji
Pse start-up i Mira Muratit po mbledh 2 miliardë dollarë – edhe pse me pak punonjës dhe ende pa asnjë produkt?

Pse start-up i Mira Muratit po mbledh 2 miliardë dollarë – edhe pse me pak punonjës dhe ende pa asnjë produkt?

Teknologji
Apple u thotë miliona përdoruesve të iPhone që të përditësojnë pajisjet e tyre pas

Apple u thotë miliona përdoruesve të iPhone që të përditësojnë pajisjet e tyre pas "sulmit jashtëzakonisht të sofistikuar"

Teknologji
Me Gemini, kompanitë do të mund të krijojnë motorë kërkimi të brendshëm pa pasur nevojë për kodim

Me Gemini, kompanitë do të mund të krijojnë motorë kërkimi të brendshëm pa pasur nevojë për kodim

Teknologji
Kalo në kategori