Partia e Ali Ahmetit, sado e rrudhur, e ka një rol vendimtar për formimin e Qeverisë në Maqedoni. Ajo luhatet nga preferencat për partnerin e deritanishëm, deri te kalimi në opozitë. Nën presionin e situatës, lideri ka paralajmëruar nxjerrjen e disa të vërtetave të mëdha. Por, çfarë e ndalon ta bëjë këtë? Ky është një obligim ndaj opinionit dhe institucioneve, shkruan Dialogplus.ch.
Partia e Ali Ahmetit po mblidhet, siç nuk është takuar për mbi 15 vjet të ekzistencës së saj. Skeptikët thonë që më shumë se kriza e vendit, atë e preokupon kriza e vet. Humbja e gjysmës së elektoratit, apo gjysmës së deputetëve, i ka rënë si damlla. Kjo rënie dramatike e sinjalizon fillimin e numërimit mbrapsht të qëndrimit të saj në skenën politike në Maqedoni dhe degdisjen e saj në shoqërinë e dy partive të tjera me po kaq histori sa ajo.
Pavarësisht kësaj rënieje, ajo në krizën aktuale politike në Maqedoni e ka një rol krucial. Nga partia e Ahmetit varet se kush do ta formojë Qeverinë. Por, pozicionimi i saj mund t’ia shkëpusë edhe atë gjysmë përkrahjeje që i ka ngelur. Partia e dogji kandidaturën e Nikola Gruevskit, pavarësisht sinjaleve se ai ishte preferenca e saj. Por, ai nuk mund të ulej edhe një herë në prehrin e tij, sepse mu kjo e shkurtoi atë.
Vështirësinë më të madhe partia e ka t’i qaset Zoran Zaevit. E para, sepse ai ia ka rrëmbyer elektoratin më të madh. E dyta, sepse, siç besojnë në mënyrë plauzibile analistët, Gruevski ka materiale kompometuese për partinë e Ahmetit. Në njëfarë mënyre, ai e ka atë në dorë. Po nëse Zaev i përgjigjet pozitivisht kërkesës së shqiptarëve për përdorimin e gjuhës shqipe, që ai e ka premtuar gjatë fushatës zgjedhore, a mund ta djegë këtë ofertë Ahmeti, siç besojnë konspiracionistët?
Në Maqedoni ka një traditë të palavdëruar sa i përket transparencës së marrëveshjeve qeveritare. Ato nuk janë bërë kurrë publike, prandaj opinioni ka dyshuar nëse ka pasur fare të tilla. Këto përshtypje janë përforcuar nga ngecja e pozitës së shqiptarëve në Maqedoni. Në fakt, ka një përjashtim të vogël: Arbën Xhaferi i nxori ish-presidentit Boris Trajkovski një dokument zotimesh për shqiptarët kur ky filloi ta luante të fortin në negociatat e Ohrit.
Ajo për të cilën ka nevojë në këtë periudhë errësire informacioni është transparenca e gjërave dhe një debat për ofertat që qarkullojnë nëpër tavolinat e negociatave. Kjo do t’u jepte legjitimitet vendimeve që merren. Sidomos nga partia e Ahmetit, e cila është vendosur nën prozhektorin e opinionit publik. Nëse nuk lajthis, Lëvizja Besa ka filluar të distancohet nga tryeza e partive shqiptare për faktin e mosqarkullimit intern të ofertës së Zaevit.
Dyshimet janë se Ahmeti, që të jetë pastër me të gjithë, do t’i ikën marrëveshjes me Zaevin dhe do të luajë me kartën e zgjedhjeve të reja. Kjo përbën një ndër pesë pikat e diskutimeve maratonike të partisë, që nuk po ia del t’i ezaurojë argumentet për njërën, a tjetrën çështje. Por kjo shpie përsëri në kauzën e Gruevskit. Pyetja që të vjen ndërmend është jo vetëm ajo nëse i sjellin ato një zgjidhje krizës së Maqedonisë, por edhe nëse i shërbejnë partisë së Ahmetit?
Nuk është thjesht një situatë paradoksale, ku aktorë të caktuar e kanë humbur, jo vetëm toruan. Kujto kushtin e Menduh Thaçit për t’u nominuar për kryeministër! Në vorbullën e këtyre zhvillimeve të fundit politike, Ali Ahmeti ka deklaruar diçka që është thelbi i të gjitha pikëpyetjeve të shqiptarëve: Ai mund të dalë edhe në opozitë dhe ta thotë të vërtetën për të gjitha. Dhe, këtu bëjnë pjesë akuzat për rastin e Kumanovës e shumë të tjera.
Kjo e nxjerr në shesh një gjë të madhe. Që shpjegimi zyrtar për këto ngjarje të rënda është i rremë. E vërteta që dimë ne për ato është mashtrim. Duke qenë pjesë e sistemit në gjithë këtë periudhë, i bie se Ahmeti e ka mbështetur gënjeshtrën për këto ngjarje. Në të vërtetë, kjo është ajo çka beson opinioni shqiptar në Maqedoni. Kjo është arsyeja përse ai e ka ndëshkuar partinë e Ali Ahmetit.
Nuk mund të interpretohet racionalisht përse nuk janë thënë këto të vërteta deri më tani. Nxjerrjen e këtyre të vërtetave, menjëherë, Ahmeti e ka detyrim ndaj opinionit dhe institucioneve. Duhet dalë në opozitë për t’i thënë këto të vërteta të mëdha, aq më shumë nëse ato e amnistojnë atë? Po nuk doli partia në opozitë, këto të vërteta do të heshten?! Si do ta kërkojë ai votën në zgjedhje me gjithë këtë barrë?/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?