LAJMI I FUNDIT:

Të rritet bashkëpunimi për punësimi dhe aftësim profesional

Të rritet bashkëpunimi për punësimi dhe aftësim profesional

Në kuadër të vizitës në Paris, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, takoi zyrtarë të lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës të udhëhequr nga Florence Mangin, drejtoreshë për Evropë Kontinentale dhe uillame Rousson, zëvendësdrejtor për Ballkanin.

Në takim Abrashi falënderoi shtetin e Francës për angazhimin dhe ndihmën e dhënë deri më tani në procesin e shtetndërtimit të Kosovës. Ai e theksoi nevojën për një bashkëpunim më të thelle mes dy vendeve, posaçërisht në fushën e punësimit dhe aftësimit profesional.

Drejtoresha Mangin e njoftoi Ministrin Abrashi për përgatitjet rreth Samitit të Parisit që do të mbahet në korrik të këtij viti, ku fokusi do të jetë në krijimin e vendeve të reja të punës dhe aftësimin profesional.


Mangin e ftoi Ministrin Abrashi që të dërgojë një ekip ekspertësh në këtë samit evropian, ku janë të ftuara edhe vendet e Ballkanit në mënyrë që të arrihen rezultate konkrete e të prekshme.

Ministri Arban Abrashi u takua po ashtu edhe me deputetë të Asamblesë Kombëtare të Francës, anëtarë të grupit të miqësisë Kosovë – Francë, kryesuar nga deputetja Geneviève Gosselin-Fleury. Në këtë takim Ministri Abrashi falënderoi grupin e miqësisë për rolin e tyre në thellimin e marrëdhënieve Kosovë – Francë duke theksuar se forume të tilla janë rruga e duhur për ndërtimin e miqësive jetëgjata. Diskutimi u fokusua kryesisht në zhvillimet e fundit dhe gjendjen politike dhe ekonomike në Kosovë.

Deputetët shprehën gatishmëri për përkrahje konkrete të projekteve dhe ideve të bashkëpunimit të cilat i prezantoi ministri Abrashi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori