LAJMI I FUNDIT:

BE do të propozojë sanksione të reja kundër Rusisë

BE do të propozojë sanksione të reja kundër Rusisë

Bashkimi Evropian është gati të propozojë një paketë sanksionesh të reja përpara dyvjetorit të fillimit të agresionit rus mbi Ukrainë.

Paketa e cila do të jetë e 13-ta me radhë që nga pushtimi, do të përfshijë propozime për dhjetëra individë dhe subjekte, si dhe një numër të vogël masash të fokusuara në aftësinë e Moskës për të përfituar nga teknologjia e avancuar perëndimore e armëve.

Masat po koordinohen me aleatët e G7, ku secili vend pritet të lëshojë paketën e vet të sanksioneve përpara përvjetorit të pushtimit.


Bëhet e ditur se, ambasadorët e BE-së janë informuar për detajet e sanksioneve gjatë fundjavës, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

Gjithashtu, BE po shpreson të finalizojë miratimin e një plani për t’i ofruar Kievit ndihmë ekonomike, pasi liderët e bllokut ranë dakord për një mbështetje 50 miliardë euroshe.

Ndryshe, një grup i vogël i shteteve anëtare e kanë shtyrë BE-në të zgjerojë sanksionet në më shumë sektorë dhe industri, por këto masa janë refuzuar prej kohësh nga disa kryeqytete.

Pjesa më e madhe e fokusit të BE-së ka qenë në zbatimin e sanksioneve ekzistuese, ndërsa Rusia vazhdon të gjejë mënyra për të importuar teknologjitë kryesore të armëve.

Blloku evropian po përparon edhe me planet për të aplikuar një taksë të papritur ndaj fitimeve të ngrira të Bankës Qendrore Ruse. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Botë
Dodik merr thirrje nga Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës, thotë se nuk do të paraqitet - a do të ketë urdhërarrest?

Dodik merr thirrje nga Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës, thotë se nuk do të paraqitet - a do të ketë urdhërarrest?

Bosnja
Sërish situatë kaotike në Serbi, kësaj radhe para objektit të Komunës së Beogradit, qytetarët përfshihen në rrahje masive me sigurimin e objektit

Sërish situatë kaotike në Serbi, kësaj radhe para objektit të Komunës së Beogradit, qytetarët përfshihen në rrahje masive me sigurimin e objektit

Serbia
Turqia e gatshme të dërgojë trupa në Ukrainë nëse është e nevojshme

Turqia e gatshme të dërgojë trupa në Ukrainë nëse është e nevojshme

Botë
Pas rrahjes me sigurimin e Komunës së Beogradit, qytetarët dhe opozita konfrontohen me policë që tentojnë t’i arrestojnë

Pas rrahjes me sigurimin e Komunës së Beogradit, qytetarët dhe opozita konfrontohen me policë që tentojnë t’i arrestojnë

Serbia
Aleatët kryesorë të Trump mbajtën bisedime sekrete me kundërshtarët politikë të Zelensky - Timoshenkon dhe Poroshenkon

Aleatët kryesorë të Trump mbajtën bisedime sekrete me kundërshtarët politikë të Zelensky - Timoshenkon dhe Poroshenkon

Evropa
Kalo në kategori