Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe homologu i tij turk Recep Tayyip Erdogan së shpejti do të takohen për të diskutuar marrëveshjen e sistemeve anti-ajrore S-400.
Takimi vjen në kulmin e përplasjeve Turqi-SHBA dhe për t’ia ngritur edhe më shumë nervat Donald Trump ka menduar pala turke, duke zgjedhur që Putin dhe Erdogan të diskutojnë duke ngrënë peshk ose karavidhe, pasi do të takohen në një restorant të veçantë në Stamboll.
Ftesa ka ardhur nga Erdogan dhe i është dërguar Putinit nga Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu të premten.
Aty shkruhet: “Miku yt i dashur, z. Erdogan, ka kërkuar të dërgojë përshëndetjet dhe urimet e tij, duke shpresuar për vizitën tuaj në Stamboll në të ardhmen e afërt. Ju ftoj për të shkuar në një restorant peshku”.
Por historia e ‘restorantit të peshkut’ nuk lindi spontanisht, por daton që në samitin e BRICS në korrik.
Në atë kohë Putini i kujtoi homologut të tij turk që dikur Erdogan e ftoi atë të hanin së bashku në një restorant peshku.
Kur Erdogan theksoi se ftesa ende qëndron, presidenti rus theksoi se çështja me eksportet e mishit në Turqi duhet së pari të zgjidhet.
Dhe Erdogan nuk ia bëri dysh fjalën Putinit ashtu siç po ja bën aleatit amerikan Donald Trump.
Në fund të korrikut Rusia filloi eksportet e mishit në Turqi dhe Presidenti turk i hapi rrugë takimit në restorantin e peshkut.
Marrëdhëniet ndërmjet Rusisë dhe Turqisë po forcohen më shumë, gjë që në dukje e ka zemëruar aleatin e Ankarasë, SHBA, përcjell Dita. Lidhjet e Ankarasë dhe Uashingtonit janë në spirale në rënie ndërsa brirët përplasen më fortë pas vendimit të Turqisë për të blerë sisteme të raketave S-400 të Rusisë.
Qeveria e Erdoganit është gjithashtu e vendosur të shtyjë përpara me blerjen e avionëve amerikanë F-35, që ligjbërësit e SHBA po përpiqen ta bllokojnë, për shkak të marrëveshjes S-400 të Ankarasë.
Më parë këtë javë, eksportuesi i armëve rus “Rosoboronexport” zbuloi se Turqia do të marrë serinë e parë të sistemeve të mbrojtjes ajrore S-400 vitin e ardhshëm.
Pas deklaratës, zyrtarja e Departamentit të Shtetit, Heather Nauert vuri në dukje se SHBA tashmë e kishte bërë “shumë të qartë se çfarë mund të shkaktonte sanksione për vende dhe entitete të tjera anembanë botës”, nëse ata shkojnë përpara me blerjen e sistemeve ruse.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_6-7-780x439.png)
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar
![Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_18-4-780x439.png)
Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Rusët pretendojnë se Ukraina ka nisur një ofensivë të re në Kursk](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-68-780x439.jpg)
Rusët pretendojnë se Ukraina ka nisur një ofensivë të re në Kursk
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti