LAJMI I FUNDIT:

“Do të negociohet për pagën prej 70 mijë denarëve për specialistët në Maqedoni”

“Do të negociohet për pagën prej 70 mijë denarëve për specialistët në Maqedoni”
Foto: Ilustrim/Arkiv

“Pagat e mjekëve specialistë deri në fund të vitit, së bashku me kujdestaritë, të arrijnë 68.000 deri në 70.000 denarë do të jetë qëllimi përfundimtar i negociatave që do t’i fillojë Ministria e Shëndetësisë me Sindikatën për Shëndetësi, nëse sigurohen resurse”, paralajmëroi sot kryeministri Zoran Zaev, duke u përgjigjur në pyetjet e deputetëve në Kuvend.

“Qëllimi përfundimtar do të jetë nëse deri më tani paga e një specialisti ka qenë 35.000-36.000 denarë si bazë, me kujdestari, kirurgët për momentin kanë rreth 28.000 deri në 30.000 denarë paga shtesë, nëse sigurojmë resurse përmes rrugës së negociatave, në çdo muaj, në çdo tremujor, që të vijmë deri tek paga e specialistit deri në fund të vitit prej 68.000 deri në 70.000 denarë”, tha Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se bëhen përpjekje për trajtim të barabartë të kujdestarive të të gjithë mjekëve.


“Përveç 150.000 denarë të siguruara për pagë derisa zgjasin spcializimet, në mënyrë shtesë bëhen përpjekje në pajtim me kursimet që janë në Ministrinë e Shëndetësisë dhe në Fondin e shëndetësisë të rriten në pjesën e kujdestarive të mjekëve dhe të arrijmë deri në trajtim të barabartë të kujdestarive për të gjithë mjekët”, sqaroi kryeministri.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se paralelisht me ndryshimet vijuese të Ligjit për mbrojtje shëndetësore, grupi i punës tani më është angazhuar në revizionin e tij të plotë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

Lajme
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Lajme
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Kronika e Zezë
Arrijnë votat e para nga diaspora

Arrijnë votat e para nga diaspora

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore

Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore

Lajme
Kalo në kategori