LAJMI I FUNDIT:

Të martën fillon Festivali i Filmit “Ëndrra amerikane”

Të martën fillon Festivali i Filmit “Ëndrra amerikane”

Filmi "Biografia e Obamës" do të çelet nesër mbrëma manifestimin "Ëndrra amerikane: afrikano-amerikanët në politikë, muzikë dhe letërsi". Kjo ngjarje organizohet për herë të dytë në Kosovë dhe ka për qëllim të afirmojë vlerat dhe kontributin e afrikano-amerikanëve në kulturën amerikane.

“’Biografia e Obama-s’ është një nga filmat që lidhet me zgjedhjet e fundit në SHBA dhe besoj se do të jetë interesant për publikun”, ka thënë Elizabeth Lewis nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.

Ky festival filmi do të prezantojnë për kryeqytetasit tre filma amerikanë, prej të cilëve dy dokumentarë dhe një artistik.

“Ne kemi bërë zgjedhjen e filmave në Ambasadën Amerikane, unë dhe kolegia ime Afërdita. Kemi pasur në dispozicion disa filma nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe kemi bërë këtë përzgjedhje. Po ashtu kemi përfshirë edhe filmin artistik ‘Ngjyra e purpurt’, ku aktorët të cilët luajnë në film janë afrikano-amerikan të famshëm, si: Whoopi Goldberg, Orpah Winfrey dhe të tjerë”, ka shtuar Lewis.


Pas çdo shfaqje të filmave do të zhvillohen debate mes panelistëve të ftuar dhe publikut, ndërsa në disa pika të manifestimit do të ketë edhe muzikë. Muaji shkurt në Amerikë ka disa vjet që është shpallur si muaji i kulturës së zezë, me ç’rast anembanë SHBA-së organizohen ngjarje të ndryshme kulturore.

“Nuk jam e sigurt se kur saktësisht ka nisur kjo traditë, por duhet të jetë para 20, 30 apo 40 vjetësh. Dhe është ide e afrikano amerikanëve. E gjithë kjo u nis si diçka për të festuar gjithë kontributin e madh që afrikano amerikanët kanë dhënë për kulturën amerikane”, ka përfunduar Lewis.

Festivali që do të mbahet në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare në kryeqytet do të përmbyllet më 27 shkurt. /ktv/

Në trend Kultura

Më shumë
3 mars 1878: Traktati i Shën Stefanit dhe copëtimi i trojeve shqiptare

3 mars 1878: Traktati i Shën Stefanit dhe copëtimi i trojeve shqiptare

Pesë misteret e pikturave të famshme të Leonardo da Vinçit (Foto)

Pesë misteret e pikturave të famshme të Leonardo da Vinçit (Foto)

KLAN

KLAN

Poezi
“Zhanret e gazetarisë”, libri i ri për praktikën dhe teorinë e shkrimit gazetar

“Zhanret e gazetarisë”, libri i ri për praktikën dhe teorinë e shkrimit gazetar

ODE MAÇOKUT

ODE MAÇOKUT

Poezi
Atlasi i dialekteve

Atlasi i dialekteve

Kalo në kategori