LAJMI I FUNDIT:

Të krishterët kundër Kim Kardashianit, ofendohen nga paraqitja e saj si Shën Maria (Foto)

Të krishterët kundër Kim Kardashianit, ofendohen nga paraqitja e saj si Shën Maria (Foto)

Superylli Kim Kardashian vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.

Por së fundmi ajo është përballur me një sërë kritikash të ashpra nga besimtarët e fesë krishtere, transmeton Telegrafi.

36 vjeçarja ka prezantuar së fundmi për ndjekësit e saj një paketë të re me “emoji” të reja për celularët iPhone, të cilat duken se nuk janë pritur aspak mirë nga fansat, pasi në njërën prej tyre ajo është shfaqur si Shën Maria.


Shumica e ndjekësve të Kimit janë revoltuar me këtë paraqitje të saj duke shpërthyer me kritika dhe komente negative në rrjetet sociale si: Facebook, Instagram dhe Twitter.

“E shpifur! Si një e krishterë që jam shumë e ofenduar nga kjo gjë! Nëse do ta dije kush është Shën Mëria, dhe çfarë simbolizon do të ishe shumë shumë e turpëruar”, shkruante njëra nga komentueset.

Ndërkohë, shumë të tjerë e akuzuan 36 vjeçaren se gjithë këto përpjekje që po bën për të rënë sa më shumë në sy, po i bën thjeshtë për ca para më shumë, pasi familja e saj ka filluar të “përjetojë” një krizë, me rënien e shikueshmërisë së serialit dhe nxjerrjes së shtëpisë në shitje.

Por pavarësisht këtyre komenteve negative, ende nuk ka ndonjë deklaratë zyrtare nga vet Kim. /Telegrafi/

“Emojit” e reja për celularët iPhone që e shfaqin Kim Kardashianin si Shën Maria.

Në trend Magazina

Më shumë
Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Magazina
Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Magazina
Vijon debati Egli-Gjesti: Mos u përpëlit natën në krevat se nuk ta solli askush me zor gocën

Vijon debati Egli-Gjesti: Mos u përpëlit natën në krevat se nuk ta solli askush me zor gocën

Magazina
Martohet për herë të dytë Fero

Martohet për herë të dytë Fero

Magazina
Bellingham u shfaq në një ndeshje të Real Madridit me të dashurën e tij të re, e cila është gjashtë vite më e madhe se ai

Bellingham u shfaq në një ndeshje të Real Madridit me të dashurën e tij të re, e cila është gjashtë vite më e madhe se ai

Magazina

"Nuk po xhelozoj, vetëm kam inat", Pasi pranoi që nuk ka ndjenja, Gjesti kërkon llogari nga Egli pse rri me banorët e rinj

Magazina
Kalo në kategori