LAJMI I FUNDIT:

“Do të jetë e tmerrshme sikurse hedhja e benzinës në zjarr”, ekspertët amerikanë japin alarmin për situatën e pandemisë në SHBA

“Do të jetë e tmerrshme sikurse hedhja e benzinës në zjarr”, ekspertët amerikanë japin alarmin për situatën e pandemisë në SHBA

Ekspertët amerikanë po inkurajojnë që të zbatohen masat për të zbutur përhapjen e coronavirusit, pasi thonë se numrat mund të vazhdojnë të rriten në javët e ardhshme.

“Ne do të shohim që këta numra të rasteve do të fillojnë të shpërthejnë”, tha ish-Komisioneri i Administratës së Ushqimit dhe Barnave në SHBA Scott Gottlieb për CNBC.

Virusi mund të trajtohet nga ‘zbutja’ e synuar në bazë të shtetit, tha ai, por SHBA-ja nuk po e realizon një gjë të tillë, dhe mungesa e ndërhyrjes mund të reflektojë me telashe për muajin dhjetor dhe janar.


“Nuk janë vetëm rastet, janë edhe pacientët e shtuar në spital. Rreth 53 mijë njerëz janë të hospitalizuar dhe 10 mijë gjenden në kujdesin intensiv”, u shpreh eksperti.

Sipas CNN, përcjell, Telegrafi, të dielën në mëngjes, numri global i rasteve nga coronavirusi arriti në 50 milionë, derisa vendet më të goditura aktualisht janë SHBA-ja, India, Brazili dhe Rusia.

SHBA-ja ka raportuar deri më tani 10 milionë të prekur, kurse vetëm Teksasi po shkon drejt 1 milion rasteve.

Megan Ranney, mjeke e urgjencës në Universitetin Brown, tha se përkundër optimizmit në lidhje me planet e Presidentit të ri, virusi do të shfrenohet nëpër komunitete në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, deri në kohën kur ai të marrë detyrën.

“Ne po shkojm drejt më të keqes të kësaj pandemie”, theksoi Ranney, duke u shprehur e shqetësuar për mbledhjet e mundshme të njerëzve gjatë fundit të nëntorit dhe fillimit të dhjetorit.

“Ne do të shohim se të gjitha këto epidemi të vogla në të gjithë vendin do të përzihen, dhe do të jetë e tmerrshme sikurse hedhja e benzinës në zjarr”, deklaroi ekspertja. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Evropa
Nëse dalloni një aeroplan Boeing E-4 në qiell, mund të nënkuptojë se ju kanë mbetur ‘vetëm pesë minuta jetë’

Nëse dalloni një aeroplan Boeing E-4 në qiell, mund të nënkuptojë se ju kanë mbetur ‘vetëm pesë minuta jetë’

Amerika
Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Botë
Shpërthimi bëri që nëntë ushtarë rusë të dorëzohen tek forcat speciale ukrainase pranë Pokrovsk

Shpërthimi bëri që nëntë ushtarë rusë të dorëzohen tek forcat speciale ukrainase pranë Pokrovsk

Evropa
Kushëriri i JD Vance, ish-luftëtar vullnetar në Ukrainë, dënon 'sjelljen' e zëvendës-presidentit amerikan ndaj Zelenskyt

Kushëriri i JD Vance, ish-luftëtar vullnetar në Ukrainë, dënon 'sjelljen' e zëvendës-presidentit amerikan ndaj Zelenskyt

Botë
Pse bisedimet për paqen në Ukrainë po zhvillohen në Arabinë Saudite?

Pse bisedimet për paqen në Ukrainë po zhvillohen në Arabinë Saudite?

Botë
Kalo në kategori