Si çdo cikël zgjedhor në Maqedoni, para ditës së dielë ka tentime të partive politike për të blerë vota nga elektorati.
Vota tentohet të blehet me para por edhe me materiale tjera ushqimore si sheqer, miell por edhe me pagesën e borxheve nëpër shitoret e lagjeve.
Këtë nuk e themi se është dëgjuar nëpër kafene e as nëpër lagje por për këtë para ditëve kur është votuar, policia dhe organet e rendit kanë kapur aktivistë të partive politike duke tentuar që të blejnë votat. Rastet që nuk janë identifikuar blerësit, janë më shumë.
Për këtë, Telegrafi Maqedoni ka përgatitur një artikull sensibilizues ku flasin profesionistë të lëmive të ndryshme, të cilët apelojnë që mos shitet vota pasi ajo është e shenjtë për të vendosur rreth udhëheqjes së ardhshme në pushtet, këtë herë të pushtetit lokal.
”Ai që shet votën, e shet të drejtën e tij për punësim, për shkollim, për kujdes shëndetësor, për shërbime më të mira komunale. Këto të drejta nuk mund të këmbehen me para”, thotë Arianit Xhaferi, aktivist dhe udhëheqës i ”Eco Guerilla”.
”Pasi politika në emër të mirëqenies gjatë fushatës tregëtoi vlerat kombëtare dhe fetare me qëllim për t’u pozicionuar mbi konkurrentët e tjerë politik, e vetmja gjë që u ka mbetur qytetarëve ështe vota. Votimi është momenti i vetëm kur ne jemi intim me vetëdijen dhe dinjitetin tonë dhe nëse e shesim këtë dinjitet si leckë të lirë tregu, atëherë nuk meritojmë më shumë si shoqëri shqiptarë në Maqedoni dhe regresi është i garantuar” Agim Poshka, profesor universitar dhe këngëtar.
”Vota është arma më e fuqishme që e posedon i pafuqishmi për t’a shpërblyer ose dënuar të fuqishmin. Është si pushka, si gruaja, si familja. Ajo nuk shitet!” Liridon Disha, mjek i përgjithshëm.
”Ështe evidente se edhe në këto zgjedhje parti të ndryshme tentojnë të blejnë vota me 500 ose edhe 1000 mijë denarë. Por, votuesit duhet të shmangin blerjen e votës, për shkak se me këtë joshje të momentit ata e shesin ardhmërinë e tyre dhe gjeneratave pas tyre! Vota është shprehje e vullnetit dhe dinjitetit, ndërsa vullneti dhe dinjiteti as nuk duhet të shitet e as te blihet” Besim Iljazi, gazetar.
”Ai/ajo nuk do të jetë përfaqësuesi yt, por një padron i yti që të bleu duke ta blerë votën. Andaj, ti bëhu padron i përfaqësuesit tënd lokal, MOS E SHIT VOTËN!” Anita Latifi, gazetare dhe blogere.
”Dinjiteti njerëzor dhe demokratik njeh pluralizmin politik si vlerë përcaktimesh për një parti politike. E drejta e zgjedhjes është e drejtë demokratike. Dhe kjo bëhet me bindje ofertash politike dhe jo me shitje votash. Mos e shit votën, sepse t’i je qenie politike shumë më e lartë dhe më dinjitoze. Zgjidh me vullnet dhe jo me përfitim çasti” Bardhyl Zaimi, ekspert i mediave.
”Mos e shit voto, as mos e huazo, as mos e jep për hatër, nëse e shet votën, ti siguron të tashmen e politikanëve, kurse kontrabandon ardhmërinë e fëmijëve të t’u. Shitja e votës është shitje e moralit, dinjitetit, integritetit dhe personalitetit. Mos e shit votën” Hasim Memishi-Sopi, aktor.
”Është shumë e pandërgjegjeshme dhe e turpshme, ta shesësh votën tënde! Vullneti dhe bindja e njeriut, nuk blehet dhe nuk shitet! Njeriu duhet t’a kërkoje dhe gjejë arsyen, para së t’a jep votën! Kur këtë e bënë me bindjen tënde, atëherë, është shumë reale që të presësh edhe kthesa pozitive në shoqëri! Me këtë veprim, mund të ndryshohen gjërat!” Alush Kamberi, gazetar.
”Shitja e votës është prostitucion!” Ngadhnjim Memeti, dizajner grafik.
”Ndryshimet nuk vijnë nga poltika, ato shkojnë në politikë. Mos e shit votën këtë herë!” Zemri Sulemani, arkitekt.
”Vota e shitur është , heshtje për katër vite” Urim Hasipi, gazetar.
”Mos e shit votën, sepse me ato para do blesh bileten për në mërgim!” Bashkim Sulejmani, gazetar
“Më 15 tetor si asnjë ditë më parë do të dëgjohet zëri yt, pasi që ti je ai që në këtë ditë përmes votës do të vendosësh për të ardhmën tënde dhe të fëmijëve të tu. Vota jote ka rëndësi të madhe për mirëqenien e shëndetin tënd e të bashkëqytetarëve të tu. Vota jote kushton më shumë se çdo gjë tjetër. Prandaj zgjedhe të duhurin dhe thuaj jo shitjes së votës. Mos voto atë që mund të pasurohet mbi kurrizin tënd. Mos e shit moralin e ndërgjegjën tënde. Një veprim i yti mund të jetë dënim dhe shpëtim për ty dhe të tjerët.” Bexhet Musliu, zhurnal.mk.
”Mos e shit votën tek një kryetar i ofruar. Jo i përzgjedhur. Ai nuk ka se çfarë të bëj për ty. Ai është nën urdhrat e padronit. Në një të ardhme të afërt, ti do jesh një spektator publik i luftës mes tij dhe padronit. Puna e përqindjeve në mes. Jo hallet e tua. Pra ishe, do jesh dhe do të mbetesh një spektator. Jo qytetar” Amir Abdiu, TV Koha.
”Shitja e votës është si kredia bankare, në fillim të shijon, por tërë jetën e vuan” Meriton Nagavci, aktivist i shoqërisë civile.
”Nëse mund t’i caktosh një ÇMIM vlerave dhe të drejtave të tua, shëndetit të familjes, dhe arsimimit e mirëqenjes së trashëgimtarëve tënd, atëherë LIRISHT SHITE VOTËN!” Majlinda Axhiu, profesoreshë universitare.
”Nëse ta kërkon votën para zgjedhjeve, e të jep një premtim e do denarë, mbaje mend, se ato janë investim për të ardhmen e tij, jo tënden. Investo vet, kujdes votën!” Krenar Papraniku, dentist.
”Vdesim për buk përshkak se shesim votën për një thes miell. Duke shitur votën ti shet ajrin, bukën, edukimin, jetën e fëmijës tënd. Shitja e votës është njejtë si ti dhurosh armikut plumbin e fundit në luftë” Faton Islami, student.
”Vota është synimi yt për ardhmërinë. Synimeve tua mos u vëndo çmim, por jepi vlerë. Vlerat nuk shiten” Xhenis Sulimani, politikolog.
”Ndertoje ardhmërinë tënde me voten tënde! Vota jote ka vlerë!” Merita Maksuti, profesoreshë universitare.
Shitja e votave dënohet edhe nga Ligji për zgjedhje në Republikën e Maqedonisë ku parashihen dënime prej 6 muaj deri 5 vite për shit-blerje të votave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë