Viti 2019 do të mbahet mend për shumëçka, për momentet e gëzueshme, por edhe për ato të hidhura e tragjike. Në këtë vit u ndanë nga jeta disa personalitete shumë të njohura të jetës publike shqiptare, e po ashtu edhe botërore.
Mes personazheve të famshme shqiptare që ndërruan jetë këtë vit janë: regjisorja Arzana Kraja, aktorja shqiptare, Eva Pëllumbi, si dhe kompozitori i njohur Gjergj Kaçinari, ndërkohë yjet botërore që humbëm sivjet janë: Emanuel Ungaro, Claudine Auger, Mama Cax, Gershon Kingsley, Chuy Bravo, Danny Aiello, Marie Fredriksson, Juice WRLD, Rene Auberjonois dhe Ron Leibman.
Telegrafi ka bërë një renditje të këtyre personazheve që 2019-ta i mori me vete dhe se do të mbahen mend gjatë për kontributin e tyre.
Arzana Kraja

Arzana Kraja, vajza e kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, vdiq më 13 nëntor në shtëpinë e saj, në lagjen Kalabria. Lajmin për vdekjen e regjisores Kraja e konfirmoi edhe Policia e Kosovës.
“Me datën 13.11.2019 rreth orës 09:08 policia ka pranuar një informatë, për një trup të pa jetë në lagjen “Kalabria”, Prishtinë. Njësitë policore kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes, përfshirë edhe ekipin mjekësor të emergjencës të cilët kanë konstatuar vdekjen e personit të gjinisë femërore”, thuhet në përgjigjen e PK-së.
Regjisorja kosovare njihej më së miri për filmin “Shkurta”, teksa debutimin e bëri me filmin “Fusha e mëllenjave”, i cili njëkohësisht bëri edhe hapjen zyrtare të edicionit të 11-të të PriFest 2019.
Filmi i metrazhit të gjatë “Fusha e Mjellmave” ishte pretendent për çmim edhe në ngjarjen prestigjioze të filmit “Berlinale”.
Lajmi për vdekjen e Arzanës i tronditi të gjithë, duke bërë që këngëtarë, aktorë e liderë politikë të reagojnë për vdekjen e saj.
Eva Pëllumbi

Aktorja e njohur shqiptare, Eva Pëllumbi, ka vdekur më 24 dhjetor në moshën 66-vjeçare. Ajo jetonte prej vitesh në Gjermani së bashku me familjen e saj.
Pëllumbi ka luajtur në disa filma, ku përveç tyre ka punuar për 17 vite në Teatrin e Kukullave në rolin e “Çufos” nga vepra e Gaqo Bushakës si dhe Pinokun.
Gjergj Kaçinari

Kompozitori i njohur kosovar, Gjergj Kaçinari, ndërroi jetë në moshën 72- vjeçare pas një sëmundje të rëndë. Të mërzitur me vdekjen e Kaçinarit ishin edhe kolegët e tij që thonë se i ndjeri la pas një trashëgimi të madhe kulturore.
Familjes ngushëllime përmes Facebookut i shprehu edhe presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj.
Yjet botërore që humbëm në vitin 2019
Emanuel Ungaro

Stilisti i njohur francez, Emanuel Ungaro, vdiq më 21 dhjetor në Paris. Ai lindi në Provincën Aix-en-në jug të Francës në vitin 1933, ishte i biri i emigrantëve italianë të cilët kanë qenë të trajnuar nga dizajneri spanjoll, Cristobal Balenciaga.
Ungaro kishte themeluar shtëpinë e tij të modës në vitet e 60-ta të shekullit të kaluar. Veten e kishte përshkruar si “i fiksuar seksual” – me një reputacion për ngjyra dhe printime të guximshme.
Claudine Auger

Aktorja franceze, Claudine Auger – e cila njihet më së miri për performancat e saj në “Domino”, “Thunderball”, dhe në filmin e katërt të James Bond ka vdekur në moshën 78-vjeçare.
Mama Cax

Mama Cax, modelja dhe aktivistja e cila punoi me industri të ndryshme të modës, ka vdekur më 16 dhjetor. Pas një jave qëndrimi në spital, ekipi i saj bëri njoftimin në Instagram. Ajo ishte vetëm 30-vjeçare.
Gershon Kingsley

Kompozitori Gershon Kingsley ka vdekur këtë muaj në moshën 97-vjeçare. Artisti- i cili më së miri njihet për këngën “Popcorn” të vitit 1969, ishte pjesë e muzikës elektronike, më saktësisht në grupin e ‘Perrey and Kingsley’.
Chuy Bravo

Aktori Chuy Bravo, i cili më së miri njihet si komedian në “Chelsea Handler” ka vdekur në Meksikë më 14 dhjetor në moshën 63-vjeçare, sipas një deklarate të familjes së tij për Us Weekly. Chelsea po ashtu bëri një shkrim në rrjetet sociale për të nderuar veprën dhe për kontributin që aktori dha gjatë gjithë kësaj kohe.
Danny Aiello

Danny Aiello – këngëtari dhe ylli i filmave që fitoi një çmim Oscar për punën e tij në “Do The Right Thin” ka vdekur në moshën 86-vjeçare. TMZ raportoi se ylli i “Moonstruck” dhe “The Godfather: Part II” ka vdekur më 12 dhjetor në New Jersey.
Marie Fredriksson

Marie Fredriksson, këngëtarja e bendit të famshëm suedez, “Roxette”, ishte një nga zërat më të njohur në vitet 1980 dhe 90-të, ndërsa ka vdekur në moshën 61-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë. Familja e saj tha në një prononcim për Expressen, një gazetë në Suedinë e saj të lindjes: “Është trishtim i madh që ne duhet të njoftojmë se një nga artistët tanë më të mëdhenj dhe më të dashur ka ndërruar jetë”.
Ajo performoi deri në vitin 2016, kur njoftoi për pensionimin për shkak të sëmundjes së saj.
Juice WRLD

Reperi Juice WRLD- 21-vjeçari i njohur për hitet e tij përfshirë “Lucid Dreams” dhe “All Girls Are the Same”, ka vdekur më 8 dhjetor.
TMZ raportoi në të njëjtën ditë duke mos zbuluar shkaqet e vdekjes së tij. Reperi po ashtu është i njohur edhe për bashkëpunimin me Travis Scott në albumin e ri “AstroWorld”.
Rene Auberjonois

Aktori Rene Auberjonois ka vdekur në moshën 79-vjeçare më 8 dhjetor në shtëpinë e tij në Los Angeles. Ai ka fituar një çmim Emmy për punën e tij në “Benson” dhe ndër tjerash njihet edhe për rolin e Mulcahy” në filmin “MASH”.
Ron Leibman

Aktori Ron Leibman- ndoshta më mirë është i njohur nga gjeneratat e reja për rolin e tij në “Friends”- ka vdekur më 6 dhjetor në New York në moshën 82-vjeçare.
Ron – i cili ishte i martuar me yllin e “Arrested Development” dhe “Archer”, Jessica Walter”, ka fituar një çmim Emmy në vitin 1979. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Aktori që imiton Vserlon në “Portokalli” hyn në Big Brother - reagimet nuk duhet humbur

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Ola tërhiqet pas, i thotë Jozit se u keqkuptua pëlqimi për të: Këtu u bë sikur unë vdes për ty

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Laerti për Gjestin: Nuk ka çfarë të bëjë më në shtëpi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker