LAJMI I FUNDIT:

Të dashuruar edhe në Shën Valentinin e 69-të

Të dashuruar edhe në Shën Valentinin e 69-të

Britanikja Doris Qard (87 vjeçare) prej bashkëshorti të saj Harryt (87 vjeçar) çdo Shën Valentin pranon një kartolinë dhe atë të njëjtën të cilën ia kishte dhuruar më 14 shkurt 1941 kur si 17 vjeçar kishte hipur në tren si vullnetar i ushtrisë- shkruan Daily Mail.

Çifti u martua më 1942 dhe kanë dy vajza. Tash kanë edhe dy mbesa dhe katër nipër. Përkundër viteve, romanca e tyre ende është plot pasion, si në ditën e parë.

“Harry prej asaj kohe nuk më ka dhuruar më kartolinë tjetër. Çdo vit e nxjerrë atë të vjetrën dhe e vë mbi kaminë. Për mua mbetet i njëjti edhe pas gjithë këtyre viteve”, tha Doris.

Harry thotë se që në takimin e parë e dinte që Doris është “ajo e vërteta”. /Telegrafi/