LAJMI I FUNDIT:

Të bashkuar në VETËVENDOSJE!

Jo vetëm se thuhet, por është e vërtetë se njeriu gjithmonë kërkon diçka më shumë dhe më ndryshe. Dhe ai pa dyshim se me këmbëngulësi dhe vendosmëri mund ta arrijë atë. Këtyre ditëve, ose më mirë të themi pas ngjarjeve të fundit politike që ndodhën në vendin tonë, po shkruhet e po flitet se a mund qytetarët të shpresojnë në ditë më të mira? Ku mund të llogarisin për këtë? Dhe, për çfarë arsye? Meqë vendi mbeti pa president dhe koalicioni është në luhatje, atëherë po shkohet drejt zgjedhjeve të parakohshme. Dihet që kjo nguti për t’i mbajtur zgjedhjet ka ato qëllimet e këtyre që sot janë në pushtet. Por, pavarësisht kësaj, qytetarët tanë e kanë rastin më të mirë të tregojnë se janë ata të cilët mund të bëjnë ndryshime në të mirë të vendit, dhe këtë do të mund ta bënin pikërisht duke shikuar dhe analizuar mirë veprimtarinë 5 vjeçare të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Duke qenë në skenën politike të vendit, VETËVENDOSJE!-a padyshim se është diçka e mirë dhe një garantues që njëherë e mirë vendi të dalë nga kjo gjendje kaq e keqe si në aspektin politik ashtu dhe në atë ekonomik. VETËVENDOSJE!-a gjithsesi do të jetë garantuese që në këtë vend të ketë demokraci të vërtetë.

Deri më tani siç e dimë Kosova udhëhiqej nga parti të shantazhuara dhe të përfshira drejtpërdrejt në krim të organizuar dhe korrupsion, të cilat interes kryesor e kishin pasurimin e vetes, miqve të tyre dhe, në përgjithësi, rrethit të ngushtë familjar. Kjo mbase shihej në cilindo institucion publik. Gjatë këtyre viteve sa kishim institucione dhe liderë partish që shiteshin lehtë, ka qenë e kotë që një i diplomuar nga cilado lëmi, të gjejë punë duke ofruar dokumentin më të cilin dëshmonte njohuritë e tij për atë vend pune. Fatkeqësisht “diploma” që kërkohej aty është libreza partiake. Pra, biznesi ishte bërë politikë e politika biznes. Dhe, kush pëson këtu më së shumti? Pa dyshim janë qytetarët tanë, rinia për të cilët politikanët flasin më së shumti, por që deri më tani e anashkaluan tërësisht. Janë me qindra e mijëra studentë të fushave të ndryshme të cilët diplomojnë në universitete të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, e në fund mbetën rrugëve ose marrin cigare e shkrepëse për t’i shitur, duke u munduar, në këtë mënyrë, t’ua sigurojnë kafshatën e gojës familjeve të tyre. Ndoshta dikujt do t’i dukej kjo e pabesueshme, por që është shumë e vërtetë. Di raste të tilla prandaj edhe i ceka këtu. Dhe, ku ka më keq se kaq, kur një student për tri-katër vite bën shpenzime të shumta për shkollimin e tij dhe, në fund, diplomën e tij ia mbulon pluhuri dhe vetë mbetet rrugëve.

Ishin pikërisht këto parti dhe prijësit e tyre që shtresat e dala nga lufta e UÇK-së i kanë lënë pas dore dhe në mëshirë të fatit. Edhe sot e kësaj dite kemi invalidë, familje të dëshmorëve të kombit dhe veteranë lufte të cilët ende nuk kanë të siguruar strehimin si duhet, e lëre më të flasim për punësimin apo kujdesin që do të duhej ta kishin. Të njëjtin fat e kishin edhe pensionistët të cilët marrin nga 45 deri në 75 euro, e që, duke marrë parasysh moshën e tyre, këto të holla nuk do t’u mjaftonin as për barëra. Të fyer e të poshtëruar nga kjo politikë janë edhe ata që neve na japin dije, mësuesit tanë. Edhe mjekët që kujdesen për shëndetin tonë. Kështu ndodh vetëm në ato vende ku ka politika dhe politikanë që mendojnë vetëm për veten e tyre, duke dëmtuar popullin. Gjithsesi kjo gjendje duhet të ndryshohet. Por, si mundë të arrihet ky ndryshim? Shumë lehtë: duke i ndëshkuar politikanët e deritanishëm, ndër të tjera, edhe me mosdhënien e votës, për t’ua pamundësuar që ta shkatërrojnë vendin. Partitë politike të cilat kanë udhëheqë dhe po udhëheqin më vendin, treguan se atyre u intereson pasuria dhe luksi në poste në të cilat gjenden momentalisht.


Ata janë të korruptuar dhe, meqë janë të tillë, ata lehtë shantazhohen dhe, në këtë mënyrë, lëshojnë pe atëherë kur duhet mbrojtur interesat shtetërore e kombëtare. Ata pikërisht pse nga fillimi u ndanë nga populli, bënë edhe lëshime të mëdha, siç ishin pranimi i decentralizimit në baza etnike e fetare e lanë veriun kështu siç është tani në gjendje terrori meqë ende familjet shqiptare në atë pjesë bëjnë roje. Na shkombëtarizuan duke pranuar një himn dhe një flamur që nuk përkojnë me historinë dhe të kaluarën tonë. Pranuan që Kosova të shpallej si e pavarur në bazë të planit famëkeq të Ahtisaarit duke mos pas qasje në mbi 30% të territorit të vendit. I lejuan politikanët serbë të vijnë në Kosovë, duke dhënë deklarata ndjellakeqe të cilat në një mënyrë apo tjetrën kërkojnë gjakderdhje të reja në trojet tona, siç ndodhi tani me rastin e shugurimit të patriarkut serb Irinej në Patrikanën e Pejës, ku ndër të tjera aty u tha se “Kosova është krahinë jugore e Serbisë, djep i historisë, kulturës dhe shenjtërisë shekullore të popullit të përndjekur serb”. Kjo nuk do më shumë koment.

Prandaj që të gjitha këto projekte të dëmshme VETËVENDOSJE!-a për 5 vite më radhë i kundërshtoi me veprime konkrete. Aktivistët e VETËVENDOSJE!-s nuk pranuan që të shiten. Ata u rrahën, u burgosën dhe madje u vranë vetëm pse kërkonin më të mirën e mundshme për vendin dhe qytetarët tanë. Kërkonin dhe do ta kërkojnë vazhdimisht realizimin e plotë të së drejtës për vetëvendosje, që njëherë e përgjithmonë të kemi mundësi që vetë të vendosim për vendin, të drejtat dhe të ardhmen tonë. Kjo lëvizje e ka një udhëheqës largpamës dhe të guximshëm. Ai u dëshmua në shumë raste që e donë popullin dhe vendin e tij. Ishte njëri ndër organizatorët kryesorë të demonstratave të vitit ‘97, të cilat i paraprijnë fillimit të luftës së UÇK-së, më në krye komandantin legjendar Adem Jasharin. Albini në këtë ushtri të lavdishme ishte sekretar në Zyrën e përfaqësuesit politik të UÇK-së, nga e cila bashkë me Adem Demaçin u larguan atëherë kur nuk u pajtuan me ata zyrtarë politikë të cilit kishin pranuar të shkonin në Rambuje dhe nga aty të lëshonin pe në sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës, nga të cilat lëshime po vuajmë pasojat edhe sot.

Prandaj kemi rastin më ideal që ta shohim vendin të përparuar, pa krim të organizuar dhe pa korrupsion. Kemi mundësinë që të shohim gjykata të pavarura të cilat do të duhej të vepronin aty ku kërkohet drejtësi pa ndikime politike. Me lëvizjen VETËVENDOSJE! në pushtet do të ndalet shitja e egër që po ndodh me ndërmarrjet publike, nga të cilat shitje po dëmtohet vendi ndërsa po pasurohen politikanët. Përfundimisht kemi rastin që të jemi vetvetja.

Në trend

Më shumë
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Magazina
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit

Magazina

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Kalo në kategori