LAJMI I FUNDIT:

Të akuzuarve për krim të organizuar u vërtetohen dënimet me burgim

Të akuzuarve për krim të organizuar u vërtetohen dënimet me burgim

Departamenti Special i Gjykatës së Apelit, u ka vërtetuar dënimet më burgim të akuzuarve A.L., R.H., F.G., F.A., F.S dhe Z.B. Në këtë mënyrë, kjo gjykatë e ka lënë në fuqi, pjesshëm, aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjilan, të datës 16.07.2019.

Sipas të cilit tre të akuzuarit e parë ishin shpallur fajtor për shkak të veprës penale “Pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar” lidhur me veprën penale “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e pa autorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe ishin gjykuar, A.L. dhe R.H më nga 11 vjet burgim, ndërsa i akuzuari F.G me 8 vjet burgim.

I akuzuari F.A, ishte shpallur fajtor për shkak të veprës penale “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e pa autorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe ishte dënuar më 4 vjet burgim.


Ndërkaq të akuzuarit F.S. dhe Z.B ishin shpallur fajtor, secili për shkak të veprës penale “Dhëne e ndihmës në kryerjen e veprës penale”, i pari më 2 vjet burgim, ndërsa i dyti më 1 vjet burgim.

Kolegji i Apelit e ka aprovuar ankesën e Prokurorisë Speciale, dhe sipas detyrës zyrtare, lidhur më dy të akuzuarit tjerë të këtij rasti G. A dhe L.N., dhe çështja është kthyer në rigjykim dhe rivendosje.

Gjithashtu më aprovimin e ankesës së prokurorisë, është konfiskuar automjeti BMW X 5, të cilin e ka përdorur i akuzuari A.L. për kryerjen e veprës penale.

Kolegji i Apelit i ka aprovuar pjesshëm edhe ankesat e mbrojtësve të pandehurve A.L., R.H. F.G. dhe F.A. ashtu që iu është zbutur dënimi me gjobë.

Në çështje tjera aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë, ka ngelur i pa ndryshuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori