LAJMI I FUNDIT:

Tayna publikon fotografi atraktive nga pushimet në Tajlandë, prezanton prindërit

Tayna publikon fotografi atraktive nga pushimet në Tajlandë, prezanton prindërit
Foto: Tayna/Instagram

Reperja shumë e pëlqyer nga publiku, Tayna, është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi.

Ajo ka zgjedhur shtetin e largët, Tajlandën, për të kaluar disa ditë jo-produktive larg aktiviteteve të përditshme.

https://www.instagram.com/p/BvCVll8ALWZ/


Rap-artistja e cila është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, ka ndarë me ndjekësit e saj disa imazhe nga pushimet.

Protagonisti i deklaratës satirike akuzoi Taynën për mos-aprovim të përdorimit të frazës, reagon menaxheri i reperes
Lexo po ashtu Protagonisti i deklaratës satirike akuzoi Taynën për mos-aprovim të përdorimit të frazës, reagon menaxheri i reperes

Ajo ka publikuar një imazh me bikini, duke vënë në pah format trupore, për të cilat shpesh edhe është komplimentuar.

https://www.instagram.com/p/BvBZSHRAmvf/

Ndërkohë, në një imazh të hedhur në InstaStory, Tayna ka zbuluar edhe personat që po e shoqërojnë në këtë udhëtim.

Reperja ka treguar se janë prindërit e saj ata që ndodhen në pushime me të, ndërsa ka publikuar një fotografi me ta.

Foto: Tayna/InstaStory

Për sa i përket muzikës, Tayna para pak ditësh ka sjell për fansat këngën e saj më të re “Kce”, e cila është pritur mirë nga publiku. /Telegrafi/