LAJMI I FUNDIT:

Tavolina e cila thyen të gjitha rekordet

Tavolina e cila thyen të gjitha rekordet

Kuzhinierët në qytezën Bosco, afër Parmës provuan pas një basti të thyejnë rekordin, duke seruar drekën në tavolinën më të gjatë në botë. Tavolina është e gjatë 1760 metra, ndërsa në të janë ulur të drekojnë 2700 njerëz.

Për mbulimin e tavolinës është punuar një mbulesë e veçantë e gjatë 1800 metra, ndërsa e tërë ngjarja është realizuar pas njëzet ditë planifikimi, pas një basti ndërmjet shokëve, shkruan “metro.co.uk”.

“Dëshiruam të organizojmë një drekë vërtetë të veçantë, ndërsa tërë paratë të cilat i kemi grumbulluar do t’i japim për bamirësi për spitalin lokal Madonna dell’Uliveto”, tha organizatori Laurenti Marastroni. “Kjo ka qenë një drekë e madhe, edhe pse kamerierët ishin goxha të ngadalshëm”, komentoi një mysafir i kësaj dreke. /Telegrafi/