LAJMI I FUNDIT:

Taksitë e Londrës më të mirët, ata të Romës më të këqijtë

Taksitë e Londrës më të mirët, ata të Romës më të këqijtë

Taksitë e Londrës, me shoferët e tyre miqësorë të cilët e dinë se nga po shkojnë, janë renditur si më të mirët në botë, sipas një sondazhi të përvitshëm për taksistët.

Ky sondazh i kryer nga faqja e internetit e turizmit “hotels.com” tregon se taksistët e Londrës, edhe pse janë më të shtrenjtit, i mposhtën rivalët e tyre në mbarë globin edhe për të tretin vit radhazi, duke grumbulluar gjithsej 59 për qind të votave në disa kategori të votuar nga udhëtarët.

Taksitë e Londrës janë votuar si më miqësorët dhe më të dijshmit. Shoferët në kryeqytetin e Anglisë duhet t’i nënshtrohen një testi rigoroz të titulluar “Mençuria” për të marrë licencën e taksistit.

Taksistët e verdhë në New York janë të dytët në radhë, duke grumbulluar vetëm 27 për qind të votave e që është 10 për qind më shumë në krahasim me vitin e kaluar, edhe pse taksistët e lagjes Manhattan të New Yorkut dhe ata të Parisit janë shpallur si më të këqijtë. Sipas pasagjerëve në New York ka më së tepërmi taksi të lirë.


Taksistët e Romës janë shpallur si shoferët më të këqij ku një nga 10 pasagjerët e anketuar mendojnë se kryeqyteti i Italisë ka taksistët më të këqij në botë sa i përket vozitjes.

Ky sondazh për “holes.com” është pjesë e “Expedia Group”, ndërsa në të janë anketuar 1900 pasagjerë ndërmjet 11-28 majit të këtij viti. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Vetëm ata me shikim të mprehtë mund ta dallojnë lakuriqin në mesin e maceve

Interesante
Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Mendoi se nëse e lidhë shtëpinë me shirita, do t’i shpëtojë uraganit Milton – fotografia e amerikanit që u bë virale

Fun
Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Çfarë thotë për personalitetin tuaj kafsha e parë që e shihni?

Interesante
Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Burri nga Las Vegasi ngjit lartësinë e Everestit në shkallët e shtëpisë së tij

Interesante
'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

'Topi i zjarrtë' ndriçon qiellin e Australisë

Interesante
Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Amerikanja telefonon policinë pasi përndiqet nga afro 100 rakunë

Interesante
Kalo në kategori