LAJMI I FUNDIT:

Taksa ekologjike për mjedisin ngrit cilësinë e mbrojtjes së ambientit

Taksa ekologjike për mjedisin ngrit cilësinë e mbrojtjes së ambientit

Në Kuvendin e Kosovës nga iniciativa EKOSOVA në bashkëpunim me Institutin Kombëtar Demokratik, NDI, mbështetur nga USAID dhe Forumi për Iniciativë Qytetare, FIQ, sot organizohet tryezë pune në të cilen do të debatohet në temën “Taksa ekologjike për mjedisin”, qëllim ngritjen e cilësisë së mbrojtjes së ambientit.

Kjo ngjarje organizohet në kuadër të aktiviteteve avokuese të iniciativës lidhur me Ligjin për Taksën Rrugore dhe Ekologjike.

Panelistë do të jenë: deputetja Duda Balje, kryetare e Komisionit për Bujqësi.., Abdullah Hoti, ministër i Financave; Ferid Agani, ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapëinor; Dajana Berisha, drejtoreshë ekzekutive e Forumit për Iniciativa Qytetare (FIQ) dhe Alexander Chavarria, drejtor rezident i Institutit Kombetë Demokratik (NDI) në Kosovë.


Qëllimi i kësaj tryeze është diskutimi me akterët kyç lidhur me Ligjin për Taksën Rrugore dhe Ekologjike Nr. 04/L-117, përkatësisht Nenin 1.2 – Taksa Ekologjike ka për qëllim ngritjen e cilësisë së mbrojtjes së ambientit.

Gjatë tryezës iniciativa EKOSOVA do të prezantojë të gjeturat nga hulumtimi “Taksa ekologjike për mjedisin” përmes të cilave tregohet niveli i zbatueshmërisë së këtij ligji dhe investimet në fushën e mjedisit.

Kjo tryezë është rezultat i punës një vjeçare të 7 aktivisteve përfaqësuese të partive politike, shoqërisë civile dhe biznesit, të cilat janë bërë bashkë për të avokuar për një mjedis më të mirë, si pjesë e Akademisë së Grave për Lidership. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori