int(1) Tahiri në Bruksel për polisat e sigurimeve - Telegrafi - Telegrafi Tahiri në Bruksel për polisat e sigurimeve - Telegrafi
LAJMI I FUNDIT:

Tahiri në Bruksel për polisat e sigurimeve

Tahiri në Bruksel për polisat e sigurimeve

Delegacioni i Republikës së Kosovës i udhëhequr nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka udhëtuar për Bruksel për të marrë pjesë në takimin lidhur me zbatimin e Marrëveshjes për njohjen reciproke të sigurimeve të automjeteve.

Në këtë takim të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe Këshilli i Byrove Evropiane do të diskutohet për aspektet teknike të zbatimit të Marrëveshjes për njohjen reciproke të sigurimeve të automjeteve mes dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar me 23 qershor në Bruksel në prani të Kryeministrave të dy vendeve atij të Kosovës dhe të Serbisë, si dhe Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Mogherini.

Kjo Marrëveshje ishte paraparë të hyjë në fuqi me datë 24 korrik, gjë për të cilën institucionet e Kosovës kishin bërë përgatitjet e nevojshme.
Gjatë këtij takimi do të diskutohet për të gjitha aspektet teknike të përgatitjeve për fillimin e mbarë të zbatimit të kësaj marrëveshje sipas planit zbatues dhe për të cilën të dyja palët do të raportojnë për përgatitjet e duhura.


Është qëndrim i delegacionit të Republikës së Kosovës që Marrëveshja në fjalë duhet të zbatohet në plotëni, sa më parë që është e mundur dhe jo më larg se 10 gushti i vitit 2015.

Po ashtu gjatë ditës së nesërme delegacioni i Republikës së Kosovës i udhëhequr nga Tahiri do të pritet në një takim nga presidenti i Këshillit të Byrove Evropiane (KBE), Jean Zenners. Gjatë këtij takimi do të diskutohet për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në mes të Kosovës me theks të veçantë të Byrosë Kosovare të Sigurimeve dhe Këshillit të Byrove Evropiane, zbatimi i kritereve të KBE nga ana e institucioneve përgjegjëse të Kosovës, dhe perspektiva e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Byrove. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Rohde: CEFTA është zhbllokuar, tani e tutje Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj e jo nga UNMIK-u

Rohde: CEFTA është zhbllokuar, tani e tutje Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj e jo nga UNMIK-u

Ekonomi
Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare

Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Qeveria miraton Projektligjin për Shërbimet e Pagesave

Qeveria miraton Projektligjin për Shërbimet e Pagesave

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
Kalo në kategori