LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Leja për operatorin serb të telefonisë, do të jetë e përkohshme

Tahiri: Leja për operatorin serb të telefonisë, do të jetë e përkohshme

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, në emisionin “Info – Box”, në RTV Dukagjini, ka theksuar se pala serbe ka treguar kundërshtimin e saj që të vazhdoj të marrë pjesë në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Tahirit, dënimi i Oliver Ivanoviqit është arsyeja pse pala serbe ka thënë se e ka kundërshtuar vazhdimin e dialogut në mes dy vendeve.
“Qëndrimi jonë është i qartë, dhe ajo është se çështjet e drejtësisë asnjëri prej nesh nuk duhet t’i komentoj dhe të ndërhyj në to, duke i shfrytëzuar si mundësi për sabotim të dialogut”, ka thënë Tahiri.

Ajo ka folur edhe marrëveshjen e arritur në mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, për operatorin e ri të telefonisë mobile, duke theksuar se kjo marrëveshje do ta sjellë një operator të ri telefonik, duke i shuar të gjithë operatorët tjerë ilegal që kanë vepruar deri më tani në Kosovë, transmeton Telegrafi.


“Në këmbim të asaj që Serbia të heq pengesat për kodin telefonik shtetëror të Kosovës, në kemi dhënë një leje të përkohshme për një kompani që do të regjistrohet në Kosovë. Lejimi i punës së këtij operatori është i përkohshëm dhe me spektër të kufizuar. Lejimi i këtij operatorit do të jetë i përkohshëm. Ky operator do të jetë funksional deri në momentin kur do të shpallet tenderi për operatorin e tretë ndërkombëtar të telefonisë mobile. Ky operator nuk do të ketë shtrirje në tërë territorin e Kosovës”, ka thënë Tahiri. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori