LAJMI I FUNDIT:

​Tahiri: Kurti bëri gabim të madh në raport me takimin e dytë me Vuçiqin, dialogu është në qorrsokak

​Tahiri: Kurti bëri gabim të madh në raport me takimin e dytë me Vuçiqin, dialogu është në qorrsokak

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka kritikuar Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti që nuk raportoi në Kuvend para se të shkonte në takimin e dytë me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se dialogu Kosovë-Serbi është në qorrsokak.

“Kryeministri Kurti mendoj që ka bërë gabimin më të madh raport me takimin e dytë me presidentin Vuçiq në Bruksel. Arsyeja është e thjesht se ai është zotuar se do të ketë që do të ketë informim para dhe raportim pas, këtë nuk e ka bërë. Nuk ka nevojë për asnjë nguti. Ai ka qenë për më shumë se 10 ditë në pushime apo ku ka qenë nuk e di në Greqi dhe Francë ajo që duhet të bëjë dhe është e rëndësishme është që kryeministri Kurti duhet të ketë qasje shtetformuese përgjegjëse dhe mbi të gjitha llogaridhënëse ndaj këtij kuvendi”.


“Është e vërtet që ka shumicën por në raport me temën e dialogut Kosovë-Serbi informimi paraprak dhe raportimi është një çështje e cila trajton rëndësinë më të madhe në këtë kuptim mendoj që ai ka bërë gabim, nuk fiton asgjë Kosova nuk ka asnjë nguti shihet qartë se procesi i dialogut është në qorrsokak nuk ka agjendë nuk dihet asgjë në këtë proces dialogu është duke fituar me mundësi të fotografimit vetëm presidenti i Serbisë dhe Serbia që po ec drejt integrimi”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Tensione në gjykimin në Hagë, komandat Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandat Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori