Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka marrë pjesë në “Konferencën e Nëntë Vjetore e Gjyqësorit të Kosovës”, me ç’rast ka thënë se sundimi i ligjit është temë e karakterit kombëtar që tejkalon politikën dhe përditshmërinë e saj.
“Shoqëria pret angazhim të plotë e të pa kompromis në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe në drejtësinë në të cilën besojnë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Sundimi i ligjit është temë e karakterit kombëtar, që tejkalon politikën dhe përditshmërinë e saj. Prandaj, ju jeni garancë e shtetit të ligjshëm, jeni garancë e barazisë para ligjit, pavarësisë dhe ndarjes së pushteteve, dhe besimi i qytetarëve në drejtësi, varet ekskluzivisht nga puna e juaj e pavarur”, ka deklaruar Tahiri.
Duke folur për sistemin e drejtësisë në Kosovë, Tahiri tha se gjyqësori, ka pasur zhvillime thelbësore dhe ka marrë një dimension të ri e kuptimplotë gjatë këtyre dy viteve të fundit duke përmendur kështu edhe shtrirjen e autoritetit gjyqësor në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
“Kur jam emëruar ministër i Drejtësisë, 4 komunat veriore të vendit, ende nuk ishin pjesë e sistemit tonë gjyqësor. Sot, zbatohet një autoritet suprem gjyqësor në secilin qytet dhe në secilën pjesë të territorit të Republikës së Kosovës, që ofron shërbime dhe zbaton drejtësinë për të gjithë qytetarët e vendit pa përjashtim, ashtu siç e ka përcaktuar Kushtetuta”, deklaroi Tahiri.
Ministri përmendi edhe rritjen e numrit të gjyqtarëve dhe bashkëpunëtorëve profesionale, rritjen e pagave të tyre dhe pavarësinë e funksionimin e gjyqësorit gjatë periudhës dy vjeçare.
“Të gjitha këto, janë derivat i dialogut të mirëfilltë institucional që kemi pasur, i politikave publike si dhe ligjeve, për të cilat unë si Ministër jam angazhuar përgjatë dy viteve të fundit”, deklaroi ai.
Ndër tjerash, Tahiri tregoi se edhe në rrafshin praktik është karakterizuar puna e përbashkët e institucioneve të drejtësisë gjatë këtyre dy viteve.
“ Përmes rrafshit ligjor, kemi mundësuar themelimin e Departamentit Special në Gjykatën Themelore të Prishtinës, si dhe kemi rivënë në funksion Dhomën Speciale në Gjykatën Supreme. Kemi nisur bashkërisht reformën më të madhe në sistemin e drejtësisë, Rishikimin Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit, i cili sot është në përmbyllje dhe që do t’i japë sistemit të drejtësisë, karakterin dhe identitetin e vet unik”, tregoi ministri.
I pari i dikasterit të drejtësisë, Tahiri, tha se është shënuar një punë e mirë edhe në reduktimin e lëndëve të pazgjidhura, është rritur performanca e sistemit të drejtësisë, krahas obligimeve ndër institucionale për koordinim të mirëfilltë në këtë sektor, gjë që sipas tij është arritur me agjendën e përbashkët, Drejtësia 2020.
“ Të gjitha këto masa, kanë lënë gjurmë në përditshmërinë e qytetarëve, kanë lënë gjurmë në konsolidimin e pushtetit të gjyqësorit dhe natyrisht se kanë lënë gjurmë edhe në raportet vendore e ndërkombëtare”, tha ministri Tahiri.
Para të pranishmëve, Tahiri tha se krahas legjislacionit që flet direkt për gjyqësorin, është shënuar progres i matshëm edhe në rregullimet tjera, që ua lehtësojnë punën gjyqtarëve.
“Integrimi i plotë i Ndërmjetësimit është njëra nga to, ndryshimet në drejtësinë penale, të drejtat pronësore, kodifikimi i të drejtës civile që është në përmbyllje, si dhe ligjet tjera në luftë kundër korrupsionit e krimit të organizuar, juve të nderuar gjyqtarë, ju vënë qendër të zbatimit të ligjit”, deklaroi Tahiri.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kosova-voton-780x439.jpg)
Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/diaspora-780x439.jpg)
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
![Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-33-780x439.jpg)
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë
![KQZ: Përfundon votimi në 26 përfaqësi diplomatike, pjesëmarrja mbi 71%](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/votimi-diaspora-e1739044983494-780x439.jpg)
KQZ: Përfundon votimi në 26 përfaqësi diplomatike, pjesëmarrja mbi 71%
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/deco_1im23gzrj88ys1qq81hjimv3xv-780x439.png)
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi