LAJMI I FUNDIT:

Taekwando robotë do të ndeshen në Korenë e Jugut

Taekwando robotë do të ndeshen në Korenë e Jugut

Koreja e Jugut po planifikon garat e robotëve në taekwondo, duke kombinuar artin marcial antik me teknologjinë moderne, njoftuan zyrtarët.

Taekwon robotët do të ballafaqohen në një garë ndërkombëtare të robotëve që do të organizohet në Ministrinë e Ekonomisë në tetor.

Ky ballafaqim nuk do të jetë i përgjakshëm, ndërsa robotët do të detektojnë lëvizjet e kundërshtarëve të tyre nëpërmjet sensorëve dhe do t’i përgjigjen sipas programeve përkatëse.

Ata do të ndeshen me të njëjtat rregulla si njerëzit – tri raunde secili me nga tre minuta, ndërsa drejtësinë do ta ndajnë tre referë.


Taekwando, një sport tradicional i arteve marciale në Kore, u bë i famshëm në mbarë botën viteve të fundit. Ndërsa ky sport u bë edhe sport zyrtar olimpik në Olimpiadën e vitit 2000.

“Njëri prej qëllimeve të kësaj gare është promovimi i taekwandos duke prezantuar lëvizjet e këtij sporti me robotët e teknologjisë së lartë”, tha një zyrtar i Ministrisë së Ekonomisë. /Telegrafi/