LAJMI I FUNDIT:

Sveçla ul në 500 euro qarkullim financiar që studentët e huaj duhet ta dëshmojnë për të studiuar në Kosovë

Sveçla ul në 500 euro qarkullim financiar që studentët e huaj duhet ta dëshmojnë për të studiuar në Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka marrë vendim që të zvogëlojë shumën që duhet të paraqesin studentët që vijnë nga vendet përreth e që do të studiojnë në Prishtinë.

Sveçla ka thënë se më herët studentët kanë qenë të detyruar të dëshmojnë qarkullimin financiar prej 2 mijë e 500 eurosh, ndërsa me vendimin e ri shuma do të jetë 500 euro, transmeton Telegrafi.

“Deri tani në vendin tonë të gjithë nxënësit e mësimit parauniversitar edhe studentët që kanë ardhur nga vendet përreth kanë qenë të detyruar të dëshmojnë qarkullim financiar prej 2500 eurosh. Kjo gjë ka paraqitur shumë telashe për studentët, sidomos ata shqiptarë nga Shqipëria, Maqedonia, Lugina e Mali i Zi. Si ministër i MPB-së sot kam marrë vendim që këtë shumë ta zvogëloj në mënyrë drastike në vlerë prej 500 eurosh”, ka thënë ai.


Ministri ka shkruar tutje se “Kudo që do të jetë e mundur do të përpiqemi ta lehtësojmë jetën e qytetarëve e bashkëkombasve tanë, veçanërisht jetën studentore, të cilën të gjithë e kemi kaluar dhe jemi përballur me shumë sfida”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Siguri
Kalo në kategori