Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur konferencë lidhur me takimin e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku u tha se duhet të marrin fund darkat e tilla mes tyre, pasi që janë tepër të shtrenjta për popullin e Kosovës.
Xhelal Sveçla nga Vetëvendosje tha se të premten e 23 marsit në mbrëmje, presidenti i Kosovës, Hashin Thaçi dhe homologu i tij nga Serbia darkuan së bashku, derisa tha se dialogu Thaçi -Vuçiq po synohet të ngutet.
Kjo sipas tij, pasi që Serbisë po i ngutet për tre arsye, njëra ngase Vuçiq dëshiron të merret vesh me Thaçin para se Kosova të bëhet me ushtri e në anën tjetër pasi që nuk dihet e ardhmja e karrierës së Thaçit, e për këtë mundohen ta shfrytëzojnë sa ai është president.
“Vuçiq me këtë dialog donë t’i çarmatos zërat kritik në Bashkimin Evropian. Ne nuk kemi nevojë për një dialog pa parime, dialog pa kushte për Serbinë, dialog të privatizuar nga Thaçi. Për dialogun duhet të debatohet në Kuvend. Duhet të marrin fund darkat e tij sepse janë shumë të shtrenjta për Kosovën dhe popullin e tij”, tha ai.
Sipas tij, në tavolinën ku darkuan Hashim Thaçi dhe homologu i tij Aleksandar Vuçiq, u rikthye “Zajednica”.
“Te premten e 23 marsit në mbrëmje presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe homologu i tij nga Serbia, Aleksandar Vuçiq darkuan së bashku. Nuk është e çuditshme që në atë datë u rikthye ‘Zajednica’ e Serbisë në tryezë, sepse Thaçi pat përbuzur nënshkrimet e 205 mijë qytetarëve kundër ‘Zajednicës’ së Serbisë dhe demarkacionit me Malin e Zi. Së dyti Vuçiq nuk e njeh aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës i cili me 23 dhjetor pat konstatuar që secili nga 7 kapitujt e ‘Zajednicës’ nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Dialogu Kosovë-Serbi për normalizimin e marrëdhënieve pat nisur ne kohèn e publikimit të raportit të Dick Marty”.
“Dialogu i Thaçit dhe Vuçiqit, që po synon të bëhet marrëveshje historike për pajtim, po nis në kohën kur pritet të publikohen aktakuzat e para të Gjykatës Speciale. Thaçi, si i përfoluri i raportit të Dick Martyt, duhet të tërhiqet sa më parë. Presidenti serb e ka bërë të qartë se Serbia don sa më parë marrëveshje kompromisi për Kosovën, ku secila palë merr diçka”.
“Jam i bindur qe e gjithë klasa politike e din që ‘Zajednica’ është tepër e dëmshme për Kosovën. Edhe vetë Gjykata Kushtetuese e pat kundërshtuar. Lëvizja Vetëvendosje do t’i kundërshtojë proceset negative”, tha ai.
Sipas tij, rezultati kryesor për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi është Lista Serbe.
Sveçla tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk është kundër dialogut me Serbinë, porse është kundër dialogut pa parime.
Ndërsa shprehu keqardhje që tentativat e tyre për të ndalur ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin, rezultuan pa sukses. Derisa tha se si VV do të luftojnë marrëveshjet pa parime, qoftë edhe nëse janë të vetmit që e bëjnë një gjë të tillë.
”Kosova është Republikë Parlamentare dhe në Kuvendin e Kosovë duhet të debatohet për çfarëdo dialogu me Serbinë. Duhet të marrin fund darkat e presidentit kosovar, sepse ato janë tepër të shtrenjta për shtetin tonë dhe për popullin e Kosovës. Vetëvendosje do kyçjen e të gjithë akterëve kryesor të vendit në këtë proces të dialogut”, tha Sveçla. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Vendimi për mbylljen e TikTok-ut, reagon Edi Rama

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Vetë-ngrënia e qelizave të dëmtuara - çka është procesi i autofagisë që “ndodh” gjatë agjërimit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi