Kolegji i Gjykatës Supreme, në çështjen penale kundër të dënuarit K.P., për shkak të veprës penale nxjerrja e kundërligjshme e vendimeve gjyqësore, veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe veprën penale pastrim i parave ka miratuar pjesërisht Kërkesën për Mbrojtjen e Ligjshmërisë, të mbrojtësit të të dënuarit K.P., duke anuluar pjesërisht aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, dhe aktgjykimin e Gjykatës së Apelit, vetëm përkitazi me veprën penale pastrimi i parasë, dhe çështja i është kthyer gjykatës së shkallës së parë në rivendosje.
Pjesa tjetër e aktgjykimit është ndryshuar vetëm përkitazi me dënimin e shqiptuar, ashtu që për veprën penale nxjerrja e kundërligjshme e vendimeve gjyqësore dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 1 viti e 6 muaj, e merr si të vërtetuar, kurse për veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 2 vite, po ashtu e merr si të vërtetuar, ashtu që i shqipton dënim unik burgimi, në kohëzgjatje prej 3 vite e 4 muaj.
Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, të dënuarit K.P., i ka shqiptuar edhe dënimin plotësues – ndalim i ushtrimit të funksionit në administratën publike ose në shërbime publike si dhe ushtrimi i profesionit të avokatit në kohëzgjatje prej 3 vite, duke filluar nga dita e përfundimit të ekzekutimit të dënimit me burgim.
“I është konfiskuar pasuria si rezultat /përfitim nga kryerja e veprës penale si: banesë në Klinë; banesë në Prishtinë, patundshmëri në të cilën është e ndërtuar një shtëpi në Ulqin; parcelë në Ulqin; patundshmëri në Ulqin; patundshmëri – livadh në Ulqin; parcela në Ulqin, patundshmëri në Ulqin; shtëpi dy kate, në Klinë; si dhe tokë bujqësore; lokal afarist në Klinë; automjeti ‘Audi A6’ dhe mjete financiare nga shitja e dy lokaleve afariste, paraprakisht të blera nga K.P”, thuhet në njoftim.
Në kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë, të ushtruar nga avokati mbrojtës i të dënuarit, pretendohet se aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë, përmban shkelje të ligjit penal, shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, shkelje të dispozitave përkitazi me konfiskimin e pasurisë etj.
Gjykata Supreme, në seancën e mbajtur, shqyrtoi të gjitha shkresat e çështjes dhe konstatoi se kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë është pjesërisht e bazuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri – patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker