LAJMI I FUNDIT:

Supremja ia zbret dënimin Sylejman Selimit

Supremja ia zbret dënimin Sylejman Selimit

Gjykata Supreme e Kosovës ka aprovuar pjesërisht ankesën e mbrojtjes së ish-komandantit të UÇK-së, Sylejman Selimi.

Kështu njoftoi avokati, Tomë Gashi.


“Selimi shpallet i pafajshëm për përgjegjësi komanduese për pikat e aktakuzës për të cilat Gjykata e Apelit e kishte shpallur fajtor”, ka shkruar avokati i Selimit Tomë Gashi.

Sipas tij me këtë aktgjykim Gjykata Supreme e Kosovës ka modifikuar aktgjykimin e Gjykatës së Apelit te vitit 2016 duke e ndryshuar këtë aktgjykim dhe duke e zbritur dënimet me aktgjykimet e mëhershme.

“Ne, avokatët e Z. Selimi do të vazhdojmë mbrojtjen e tij duke kërkuar pafajësinë e plotë të z. Sylejman Selimi ngase ai më herët është dënuar për qëllime politike, dhe pa asnjë prove kredibile”, ka thënë Gashi.

Gjykata e Apelit e kishte dënuar Sylejman Selimin me dënim unik prej  10 vjet burg.