LAJMI I FUNDIT:

Super-familja amerikane ka 18 fëmijë, do ende!

Super-familja amerikane ka 18 fëmijë, do ende!

Gil dhe Kelly Bates janë super-prindër. Aq shumë i duan fëmijët sa që lindin vazhdimisht. Kohë më parë festuan lindjen e fëmijës së 18 dhe po bëhen gati për tjetrin!

Çifti nga Tennesse në SHBA shpreson se një ditë do të kenë familjen më të madhe në botë.

“Na ndihmoftë Zoti, do të lindim shumë fëmijë. Fëmijët janë bekim, ndërsa Zoti neve na ka bekuar që të kemi kaq shumë fëmijë”, thotë babai krenar Gil për gazetën “Daily Mail”.


Nëna Kelly tha se secila foshnje sjellë një gëzim të ri në familje. Çifti është martuar para 23 vitesh dhe Kelly prej asaj kohe gjithmonë ka qenë shtatzënë. Djali i tyre më vjetër Zach është 21 vjeç, ndërsa më i vogli është Judson Wyatt vetëm një muajsh.

Natyrisht nëna thotë se nuk e ka aspak lehtë t’ua përgatis drekën një familje kaq të madhe, por fëmijët e saj më të vjetër gjithmonë i dalin në ndihmë. Nëna Kelly tha po ashtu se në shtëpi ka katër rrobalarëse dhe dy makina për tharjen e rrobave. Edhe pse vëllezërit e motrat nganjëherë edhe grinden Batesët thonë se ata janë një familje e madhe dhe e lumtur. /Telegrafi/